LAJMI I FUNDIT

Reforma Territoriale/ Basha: Mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur qeverisjen vendore në shërbim të njerëzve

22:18 - 15.02.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar një një hap i rëndësishëm dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur vetëqeverisjen vendore në shërbim të njerëzve ngritjen e komisionit për Reformën Territoriale.




Duke publikuar foto nga takimi, Basha shkruan se Partia Demokratike do t’i prijë këtij procesi, dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve në çdo skaj të vendit, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të fushës dhe me mbështetjen e partnerëve, do hartojmë një reformë që u shërben qytetarëve, jo partive.

“Ngritja e komisionit për Reformën Territoriale është një hap i rëndësishëm dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur vetëqeverisjen vendore në shërbim të njerëzve. Partia Demokratike do t’i prijë këtij procesi, dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve në çdo skaj të vendit, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të fushës dhe me mbështetjen e partnerëve, do hartojmë një reformë që u shërben qytetarëve, jo partive. Kjo tryezë e parë në Tiranë është një fillim i mbarë dhe një zotim i mbajtur nga Partia Demokratike, që sot u ka dhënë qytetarëve instrumentin për të rifituar autonominë në vetëqeverisjen vendore.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.