AKTUALITET

“Fytyrat e diktaturës”, nesër çelet tek “Vila e Enverit” ekspozita multimediale që denoncon krerët dhe levat e komunizmit

20:51 - 20.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” ISKK, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe IDMC, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, çelin ekspozitën “Fytyrat e Diktaturës”. Kjo ekspozitë vjen si një reflektim që duhet të kemi mbi drejtuesit e atyre institucioneve që mbajnë përgjegjësi direkte për instalimin dhe mirëfunksionimin e mekanizmave që mbajtën në këmbë regjimin komunist duke përdorur represionin, përndjekjen, dhunën dhe terrorin ndaj çdo personi që konsideronin “armik”, përfshi këtu edhe fëmijët.




Rënia e diktaturës në vendin tonë nuk u pasua me një hetim të krimeve të kryera, aq më tepër që autorët e këtyre krimeve nuk u përballën asnjëherë seriozisht me drejtësinë dhe nuk u kërkuan falje publike viktimave të regjimit komunist.

Në murin e kësaj ekspozite janë vendosur fotografitë e atyre personave, të cilët mbajnë përgjegjësi direkte për vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të individit dhe represionin e ushtruar nga regjimi komunist. Kategoritë që përfshihen në të janë: Anëtarët e Byrosë Politike, si organi më i lartë ekzekutiv i PPSH-së, Drejtorët e armës së Sigurimit të Shtetit, kryesisht të asaj që më pas njihet si Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, gjyqtarë, prokurorë, hetues, kryetarë degëve të punëve të brendshme, oficerë sigurimi, komandantë e komisarë burgjesh e kampesh.

Misioni i ISKK dhe IDMC përmbushen më së miri nëpërmjet kësaj ekspozite për ruajtjen e kujtesës historike dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi krimet dhe pasojat e sistemit diktatorial.

Ceremonia e hapjes zhvillohet më datë 21 shkurt 2022, në orën 17:00, në ish-vilën e diktatorit Hoxha, e cila sot përdoret si shtëpi pritjesh, por dikur ka qenë vendi ku merrnin jetë vendimet kriminale të regjimit komunist që transmetoheshin më tej në institucionet dhe organet e tjera të represionit dhe përndjekjes. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun e gjerë nga data 21 deri më 23 shkurt, ora 9:00-19:00 dhe hyrja është e lirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.