BOTA

Spektakël dhe skandale/ Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit

22:20 - 20.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit që u mbyllën të dielën në mbrëmje, do të mbahen mend për masat e skajshme kundër COVID-19 dhe indinjatës mbi skandalin e dopingut që kishte në qendër patinatoren 15 vjeçare ruse, Kamila Valieva.




Presidenti kinez Xi Jinping ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në stadiumin “Foleja e Zogut”, ku Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach i përshkroi Lojërat e Pekinit si “vërtet të jashtëzakonshme” përpara se t’i deklaronte ato të mbyllura.

Lojërat e Pekinit ishin të dytat Lojëra Olimpike në gjashtë muaj që u privuan nga pjesa më e madhe e festimeve për shkak të COVID-19.

Ato gjithashtu nuk iu shmangën dot toneve politike, pasi disa vende organizuan një bojkot diplomatik për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Kinë dhe shqetësimeve për pushtimin e mundshëm të Ukrainës nga Rusia. Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në ceremoninë e hapjes në krah të homologut të tij Xi, në një shfaqje solidariteti kundër Perëndimit.

Megjithatë, gjatë Lojërave nuk pati protesta për trajtimin e pakicës myslimane ujgure apo çështje të tjera dhe mijëra gazetarë të huaj ishin të izoluar brenda perimetrit të mbyllur, pa qenë në gjendje të raportojnë gjerësisht.

Ceremonia e së dielës u mbyll me një shfaqje fishekzjarresh prej 90 sekondash që formonte sloganin “një botë, një familje”.

Gjatë ceremonisë, zoti Bach vlerësoi organizatorët e Pekinit dhe bëri thirrje për unitet, si edhe qasje universale tek vaksinat për COVID-19.

“Forca bashkuese e Lojërave Olimpike është më e fuqishme se forcat që duan të na ndajnë: ju i jepni paqes një shans”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.