Kosova

Akuza e fortë e Vjosa Osmanit: Rusia, nëpërmjet Serbisë, synon destabilizimin e rajonit!

07:19 - 21.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Rusia nëpërmjet Serbisë synon destabilizimin e rajonit. Deklarata është bërë në një postim në Facebook, e cila ka folur në lidhje me takimet dhe aktivitetet në Konferencën e Sigurisë në Mynih.




Ajo shkruan se bashkë me kryeministrin Kurti kanë përçuar mesazhin se Kosova është shembull i shkëlqyeshëm i kontributit për paqe e stabilitet në rajon, duke kryer njëkohësisht një sërë reformash brenda vendit të cilat po përkrahen fuqishëm nga qytetarët por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Osmanit, Kosova ka miq të shumtë në botë, e këto miqësi vetëm sa do t’i shtojnë e t’i thellojnë.

“Përkushtimin tonë në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike, përtej aspektit deklarativ, po e dëshmojmë me veprime konkrete, prandaj është imperative që e ardhmja e vendit tonë në këto struktura të garantohet duke pasur parasysh ndikimin çdo ditë e më të madh të Rusisë, nëpërmjet Serbisë që ka për qëllim destabilizimin e rajonit. Në takime me presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të mbrojtjes, senatorë, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e përfaqësues të shoqërisë civile, gjithnjë synojmë avancimin e raporteve me shtete të tjera dhe shtyrjen përpara të interesave të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, ka shkruar Presidentja Osmani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.