BOTA

Deklarata e ashpër e BE: Rusia po minon sigurinë, stabilitetin evropian dhe global. Të ndërpriten menjëherë veprimet ushtarake. Sanksionet tona do kenë pasoja të rënda

12:57 - 24.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Evropian është zotuar të vendosë sanksione “masive” që kanë pasoja të rënda për Rusinë.




Një deklaratë e sapo lëshuar nga Këshilli Evropian, që paraprin bisedimet urgjente midis 27 liderëve të BE-së të enjten mbrëma, thekson:

“Ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm agresionin ushtarak të paprecedentë të Rusisë kundër Ukrainës. Me veprimet e saj ushtarake të paprovokuara dhe të pajustifikuara, Rusia po shkel rëndë ligjin ndërkombëtar dhe po minon sigurinë dhe stabilitetin evropian dhe global.

Ne dënojmë gjithashtu përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion kundër Ukrainës dhe i bëjmë thirrje që të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare.

Ne kërkojmë që Rusia të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake, të tërheqë pa kushte të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Një përdorim i tillë i forcës dhe detyrimit nuk ka vend në shekullin e 21-të.

Ne do të takohemi më vonë sot për të diskutuar këtë agresion flagrant dhe për të rënë dakord në parim për masa të mëtejshme kufizuese që do të imponojnë pasoja masive dhe të rënda ndaj Rusisë për veprimin e saj, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë transatlantikë.

BE tha gjithashtu se qëndronte “përkrah Ukrainës dhe popullit të saj ndërsa përballen me këtë luftë”, me premtime për ndihmë të mëtejshme politike, financiare dhe humanitare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.