LAJMI I FUNDIT

“Mirel Mërtiri ka qenë anëtar i Bandës së Lushnjes” Basha zgjeron akuzat për njeriun e inceneratorëve

12:25 - 24.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një denoncim të fortë. Para gazetarëve, kryedemokrati u shpreh se Mirel Mërtiri, i inceneratorëve, i cili sot është në kërkim ka qenë anëtar i bandës së Lushnjës dhe Rama e ka shpallur gjeni para ministrave.




“Mirel Mërtiri ka qenë anëtar i Bandës së Aldi Bares, ai që ka thënë në Kuvend se nuk e kam takuar. Sipas raportimeve të vetë ministrave të tij është ulur me të në kryeministri, ka darkuar, e ka shpallur gjeni para ministrave të tij, Mirel Mërtirin anëtarin e Bandës së Lushnjes. Sot i jep imunitet. Sot ata janë në arrati prej Edi Ramës. Sic i jep imunitet edhe disa prej faktorëve të lidhur me Lefter kokën. Rama e di sepse nëse drejtësia e merr ketë punën e komisionit hetimor dhe e kthen në një ndjeke penale, kjo do të shembu ngrehinën e korrupsionit 30 vjeçar”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.