BOTA

Sulmet ruse/ Zelenskyi u bën thirrje bashkëvendësve ta mbrojnë Ukrainën

12:42 - 24.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Moskën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas të mbrojnë shtetin kundër sulmit rus, duke thënë se do ofrohen armë për t’iu bashkuar luftimeve.
Në një adresim televiziv më 24 shkurt, Zelenskyi u ka bërë thirrje rusëve “që nuk kanë humbur nderin” që të protestojnë kundër sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Zelenskiy i ka thënë kombit se Ukraina ka përjetuar “humbje serioze” nga sulmet ruse dhe ka bërë thirrje për donacione të gjakut. Një këshilltar i Zelenskyit ka thënë se rreth 40 ukrainas janë vrarë në orët e para të sulmit.




Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ushtria e shtetit është duke luftuar kundër rusëve dhe ka bërë thirrje për ndihmë për mbrojtje nga Perëndimi. Në disa pamje të shfaqura në mediat e Perëndimit janë parë kolona të gjata me makinë në rrugë jashtë Kievit.
Shtetet fqinje kanë thënë se janë duke u përgatitur për të strehuar mijëra persona nga Ukraina.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur më orët e para të 24 shkkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar sanksione të ashpra kundër Moskës. / REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.