LAJMI I FUNDIT

Video+Foto nga sulmi rus në Ukrainë/ Pallate të shkatërruara dhe njerëz të mbuluar me gjak

12:20 - 24.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmet dhe shpërthimet me raketa janë raportuar pranë qyteteve të mëdha në Ukrainë, ndërsa forcat ruse nisin një sulm të madh ushtarak.




BBC ka publikuar disa fotot, ku duken dëmet e shkaktuara nga sulmet me raketa. Në pamje duken njerëz të mbuluar me gjak, por edhe pallate të shkatërruara.

ab142113-3ce7-4a9a-b670-d1714a4c794fd80e2c7c-d87b-43ef-97d7-ef3ea21529e7 (1)

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të enjten fillimin e “një operacioni special ushtarak” në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, duke pretenduar se “synon të mbrojë civilët”.

Në një fjalim televiziv herët në mëngjes me orën e Moskës, zoti Putin tha se ky “veprimi vjen si përgjigje ndaj kërcënimeve që vijnë nga Ukraina”.

Ai tha se Rusia nuk ka qëllim të pushtojë Ukrainën, dhe se përgjegjësia, nëse do të ketë gjakderdhje, i takon “regjimit ukrainas”, sipas tij. Presidenti rus paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të shkaktonte “pasoja që ata nuk i kanë parë kurrë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.