LAJMI I FUNDIT

Teori konsipirative ose jo/ Alfred Cako e parashikoi dy vite më parë: “Illuminati” do ta ndajë Ukrainën dhe do të bashkojë Shqipërinë me Kosovën

14:59 - 25.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ukraina do të ndahet”. Ky ishte parashikimi profetik i botuesit dhe konspiracionistit Alfred Cako 2 vite më parë, në vitin 2020. Sipas tij, forcat masone dhe “Illuminati” kanë plane të mëdha për botën që parashikon ndryshme kufijsh. Ai ka nxjerrë edhe “planin sekret për krijimin e Shqipërisë së Madhe”. Deklaratat e botuesit të “Helga’s Secrets” u bënë në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani.




Cako ka paralajmëruar ndryshimin e kufijve të shteteve të pavarura që u formuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe reduktimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në një të tretën e sipërfaqes aktuale.

Sipas tij ka një plan të madh në Ballkan. Cako shprehet se Turqia do të ndahet. Sipas tij do krijohet hark shigjeta myslimane ballkanike për interesa të Iluminatit.

“Pse kanë ardhur trupat e NATO-s në Shqipëri? Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ka hyrë fuqimisht me trupat ushtarake gjatë luftës së Kosovës. Këto janë teori konspirative, por mendohet që për të hyrë në luftën e Kosovës, që është lufta e parë e NATO-s në Evropë që kur është krijuar, janë paguar 30 miliardë euro, për ti lejuar që të hynin nga fuqitë perëndimore. Ka një plan të madh në Ballkan. Plani i parë është ndarja e Turqisë në 3 shtete, ku pjesa juglindore do krijojë shtetin e Kurdistanit, sebashku me pjesën nga Irani, me zonën e Elibrit dhe me pjesën veriore të Irakut, do krijohet një shtet, i cili mendohet se nuk ka llogari të sakta, të numrit të banorëve të popullsisë, por mund të jetë rreth 33 milionë banorë kurd.

Pjesa tjetër do të jetë ajo aziatike me kryeqytet Ankaranë dhe pjesa tjetër evropiane që do hyjë në BE dhe do hyjë në NATO. Këto plane i ndali Erdogani dhe kjo ishte arsyeja pse ata kërkonin ti bënin një atentat.

Pjesa tjetër i takon Ballkanit. Këtu do ketë një kompromis me Putinin. Marrëveshja e Ballkanit, ndryshe e quajtur hark-shigjeta myslimane ballkanike. Iluminati kërkon që të ketë një shtet me fuqi dhe bazë kulturore te dominuar nga myslimanët. Bosnja serbe do kompensohet dhe do ta marrë Serbia për shkak se Serbisë do ti kërkohet të lëshojë rajonin e Sanxhakut.

Problem do të jetë komuna në veri nëse do të bëhet shkëmbimi i territorit siç do Iluminati dhe Trump nuk e aprovoi. Bosnjën kroate do ta marrë Kroacia. Do krijohet një konfederatë ballkanike e cila mund të ketë disa parlamente. Do krijohet boshti mysliman që përfshin dhe Shqipërinë bashkë me Kosovën. Kjo i intereson iluminatit se këtu ka dy popullata, pjesa ortodokse në Ballkan e cila përbëhet nga Rumania, Serbia dhe Greqia dhe pjesa myslimane“, tha Cako.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.