Speciale

Spartak Braho, Ambasador i Paqes për Shqipërinë

11:16 - 03.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Xhevdet Shehu




Spartak Braho është certifikuar këto ditë si Ambasador i Paqes nga Forumi Politik i Ballkanit, dega e Shqipërisë dhe Kosovës.

Para disa disa ditësh ka shpallur me miratim të kryesisë së këtij forumi, përçues i misionit për demokraci dhe paqe përfaqësuar nga Kryetari dhe sekretari saj, Dhimiter Argjiropulos dhe Elena Laurens të cilët i dorëzuan Z. Spartak Braho, certifikatën si Ambasador të Paqes për Shqipërinë.

Ceremonia e dorëzimit te certifikatës u k krye ne ambientet e qytetit te Durrësit nën drejtimin e koordinatorit të këtij Forumi, Alush Shala dhe personalitete të tjera.

Oratorët theksuan se ky titull i jepet z Spartak Braho për kontributin e lartë në demokratizimin e vendit si personalitet i shquar në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, dhe propagandimit të çështjeve ligjore europiane për siguri dhe paqe.

Përveçse një politikan i njohur prej shumë vitesh, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në disa legjislatura, zoti Braho ka qenë vitet e fundit një bashkëpunëtor tepër aktiv në media, duke ngritur probleme të mprehta shoqërore dhe politike.

Aktualisht Kryetar i Forumit Ballkanik për Politikë, është shqiptari Guri Pejo, i cili është zgjedhur për të Drejtuar Forumin në vitin 2016 me qendër në Selanik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.