Tech

Tik-Tok nën hetim: Ndikon negativshit në shëndetin mendor të fëmijëve

23:24 - 03.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

TikTok është nën hetim nga një grup prokurorësh të përgjithshëm nga 8 shtete, për të përcaktuar nëse dizajni ose videot e shkurtra për përdoruesit me moshë të re ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre fizik ose mendor.




Prokurorët nga Kalifornia, Florida, Kentaki, Masaçusets, Nebraska, Nju Xhersi, Tenesi dhe Vermonti po punojnë së bashku për të përcaktuar nëse Tik-Tok ka shkelur ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe ka rrezikuar publikun. Hetimi do të trajtojë dëmet e mundshme të shkaktuara tek të rinjtë dhe vuajtjet e tyre të mundshme për shkak të përdorimit të aplikacionit, si dhe atë që Tik-Tok di për efektet e shërbimit tek fëmijët.

“Ndërsa fëmijët dhe adoleshentët tashmë po përballen me çështjet e ankthit, presionit social dhe depresionit, ne nuk mund të lejojmë që mediat sociale të dëmtojnë më tej shëndetin e tyre fizik dhe mirëqenien mendore,” tha Massachusetts AG Maura Healey, një nga udhëheqëset e koalicionit në një deklaratë.

“Ne kujdesemi thellësisht për ndërtimin e një përvoje që ndihmon për të mbrojtur dhe mbështetur mirëqenien e komunitetit tonë dhe vlerësojmë që prokurorët e përgjithshëm të shtetit po fokusohen në sigurinë e përdoruesve më të rinj,” tha një zëdhënës i TikTok në një deklaratë.

“Ne mezi presim të ofrojmë informacion mbi shumë mbrojtje të sigurisë dhe privatësisë që kemi për adoleshentët.”, shtoi ai.

I njëjti grup po drejton gjithashtu një hetim ndaj kompanisë mëmë të Facebook -ut, Meta , që dyshohet se ka promovuar Instagramin tek përdoruesit e rinj, pavarësisht njohurive për dëmet e tij të mundshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.