LAJMI I FUNDIT

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Gërvalla: S’kemi sinjale për sulm ushtarak në Kosovë, kemi kërkuar nga KFOR mbylljen e hapësirës ajrore

11:28 - 07.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se nuk ka sinjale konkrete për ndonjë sulm të mundshëm ushtarak në Kosovë. Gërvalla u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos ndjenjë panik.




Ndikimi rus në rajon është i madh dhe i rrezikshëm, dhe ai organizohet përmes Serbisë. Ne vazhdojmë të ndërgjegjësojmë partnerët dhe aleatët tanë se nuk kemi sinjale konkrete për ndonjë sulm ushtarak të kujtdo qoftë në Kosovë, por që duhet të jemi shumë vigjilent dhe të përgatitur sepse asnjëherë nuk mund të dimë se çfarë do të ndodh. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë që gjendja në rajonin tonë të vëzhgohen me kujdes të jashtëzakonshëm në mënyrë që të mos vihemi para fakteve të kryera që mund të na qonin në probleme serioze. Në Kosovë nuk ka nevojë askush të ndjej panik, sepse nuk ka asnjë parashenjë që ndodhemi në prag të një konflikti të armatosur me askënd”, tha Gërvalla, shkruan Telegrafi.

Më tej, Gërvalla tha se kanë kërkuar nga KFOR-i mbylljen e hapësirës ajrore.

Në bazë të marrëveshjes së Kumanovës një gjë e tillë nuk është kompetencë e Kosovës por e komandantit të KFOR-it dhe na është thënë që KFOR-i së bashku me NATO-n janë duke shqyrtuar këtë kërkesë tonën. Na është premtuar nga KFOR-i dhe përfaqësuesit e SHBA se këtë kërkesë tonën do ta marrin seriozisht dhe presim rezultate ditëve në vijim”, tha Gërvalla.

Ministrja më tej shtoi se si Qeveri e Kosovës janë duke bërë përpjekjet për të ndihmuar në çfarëdo forme shtetin e Ukrainës dhe popullin e saj.

Ajo përmendi edhe gatishmërinë që kanë treguar si Qeveri që të pranojnë 20 gazetarë ukrainas dhe familjet e tyre në Kosovë. Ministrja e MPJD-së theksoi se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të paraqes kërkesën për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina.

“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të dorëzoj kërkesën për marrjen e masave konkrete që të ofrohet ambienti i përshtatshëm dhe të shikojmë mundësitë për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina. Qeveria do të ndaj një fond të caktuar për t’ju bashkangjitur ndihmave humanitare ku janë përfshirë e gjithë bota. Do të zgjedhim një shoqatë humanitare vendore që me produkte vendore do të ndihmojë të zbusë krizën humanitare në Ukrainë”, tha Gërvalla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.