LAJMI I FUNDIT

Numërimi në Dibër/ Fiton kandidati i PS-së, një kuti e dëmtuar e pa numëruar

12:42 - 07.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Bashkinë e Dibrës ka përfunduar procesi i numërimit të 100 kutive nga 101 në total. Mësohet se, kutia e fundit nuk është numëruar pasi ka qenë e thyer.




Duke u nisur nga rezultati deri më tani, kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu fiton bindshëm me 13.995 vota duke lënë pas kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim Kryemadhin me 4.478 vota.

Në vendin e tretë është renditur kandidati i PD-së, Luan Haka i cili numëron 4.437 vota. Duke u nisur nga diferenca mes vendit të parë dhe të dytë, kutia e fundit e panumëruar nuk mund të ndryshojë dot rezultatin, dhe as fitoren Rahim Spahiun.

Rezultatet:

Kandidati i PS Rahim Spahiu – 13 955 vota

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Premtim Kryemadhi 4478 vota

Kandidati i PD Luan Haka 4437 vota

Dritan Torba – 99 vota

Procesi i numërimit në Dibër ka nisur pas mesnate për shkak të vonesave si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë ngadalësuar transportit kutive dhe fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.