LAJMI I FUNDIT

Rezultati i PD në zgjedhje/ Lulzim Basha: 6 marsi ishte anomali e një anomalie. Kemi dërguar denoncime në SPAK për zgjedhjet në 3 bashkitë e vendit!

11:55 - 07.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për rezultatin me të cilin kandidatët e PD dolën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Sipas Bashës, procesi i 6 marsit ishte “anomali e një anomalie”.




Pyetje: A do mbani përgjegjësi politike se është humbja e gjashtë radhazi?:

Basha: Së pari dua që procesi të përfundojë. I bëj thirrje numëruesve që të vazhdojnë deri në fund. Së dyti e kam bërë të qartë. 6 Marsi ishte një anomali, anomali e një anomalie, ishte si zgjedhjet moniste të 30 qershorit 2019. Katër kryebashkiakë monist. Kur nuk ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera. Mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptuan qartë nevojën për një reformë zgjedhore. Prandaj jemi në atë parlament. Kemi marrë një hap përpara duke detyruar krijimin e komisionit për reformën zgjedhore.

Basha njoftoi gjithashtu se, Partia Demokratike ka dërguar 3 denoncime në SPAK lidhur me procesin zgjedhor të zhvilluar në bashkitë e Shkodrës, Dibrës dhe Rrogozhinës.

Sipas Bashës, pjesëmarrja në zgjedhjet e 6 marsit, ishte në nivelet më të ulëta në histori, ndërsa shtoi se, këto zgjedhje të pjesshme vendore janë zhvilluar në kushtet e një anomaliteti.

“Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi është një anormalitet. Asgjë nuk ka ndryshuar për krimet zgjedhore. Problemet janë thelluar. Me mos pjesëmarrje të madhe, numër rekord të ulët votuesish. Qytetarët e braktisën procesin zgjedhor pasi nuk kishin garanci shtesë. PD-së iu mohuan komisionerët. Aleanca e non-gratave kërcënoi bashkë me bandat në Vorë, komisionerët vendas. Sa për dijeninë tuaj, ne kemi çuar në SPAK 3 denoncime për Shkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën. Njerëzit e kuptojnë mirë që republika shqiptare ka arritur në një pikë të papranueshme. Kjo u tregua me mospjesëmarrjen. Një pjesë i takon opozitës. Na takon të bëjmë një reflektim të thellë për reformimin e brendshëm. Të shkëputemi nga pjesët e së shkuarës. Nëse beteja jonë në 8 vite ka qenë për ato fenomene që e kanë shkëputur politikën nga njerëzit, ne kemi nevojë për një reflektim të brendshme. Mos ta trajtojmë PD-në si një qëllim, por një instrument në vetvete” – tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.