Speciale

VIDEO/ Konferencë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas me pjesëmarrjen e 170 figurave politike nga 37 vende, përfshirë Shqipërinë dhe Ukrainën

18:33 - 08.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maryam Rajavi: Le ta Quajmë Këtë Vit Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Dita e Rezistencës nga Gratë e Ukrainës 

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në kryeqytetin gjerman, Berlin, u mbajt një konferencë ndërkombëtare, ku morën pjesë liderë, ligjvënës, influencuesë dhe aktiviste për të drejtat e grave nga 37 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilët bënë thirrje për solidaritet.




Lidhur online me Ashraf 3 në Shqipëri, ku banojnë mijëra anëtarë të Mujahedin-e Khalq (MEK), si dhe me qindra vende të tjera përreth botës, konferenca shprehu mbështetjen e saj për betejat e grave në mbarë botën, veçanërisht rezistencën e grave iraniane për liri, të drejta të barabarta dhe për eliminimin e diskriminimeve të padrejta.

Organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, folësit e konferencës deklaruan gjithashtu mbështetjen e tyre të madhe për rezistencën heroike të popullit të Ukrainës, veçanërisht të grave, të cilat ndonjëherë kanë bërë sakrifica të mëdha personale për të luftuar pushtimin e huaj dhe për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre.

“Sot, unë i dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta popullit krenar të Ukrainës, veçanërisht grave të guximshme të atij vendi,” tha folësja kryesore dhe presidentja e zgjedhur e NCRI, Maryam Rajavi. “Miliona gra dhe vajza janë ngritur për liri dhe janë vërsulur me turma në fushën e betejës; nga ministret dhe deputetet e deri te nënat e moshuara kanë marrë armët. Përshëndes ato nëna që i larguan fëmijët e tyre nga Ukraina, në mënyrë që ata vetë të mund t’i bashkohen rezistencës.”

“Rezistenca e popullit ukrainas nuk është vetëm një epope për mbrojtjen e nderit dhe mbijetesën e vendit të tij, por edhe një pikë kyçe në ringjalljen e kulturës së rezistencës së palëkundur në botën e sotme. Ata u ngritën dhe sfiduan paqësimin dhe mosveprimin e Perëndimit. Ata u ngritën dhe motivuan botën për t’i mbështetur. Populli dhe ushtarët kanë qëndruar të fortë si çeliku,” shtoi zonja Rajavi.

Duke folur për luftën e guximshme të grave iraniane dhe rolin e tyre aktiv në kryengritjet e kohëve të fundit, zonja Rajavi tha: “Gjatë gjithë vitit të kaluar, gratë ishin në frontin e të gjitha lëvizjeve protestuese, nga kryengritjet në Khuzestan, Isfahan dhe Shahrekord e deri te protestat e mësuesve, infermierëve dhe investitorëve të mashtruar.”

Duke iu bërë thirrje bashkatdhetareve të saj, presidentja e zgjedhur e NCRI tha: “Fati i errët dhe i zymtë ndryshon vetëm nëpërmjet duarve tuaja të fuqishme. Shtypësit reaksionarë që ju kanë zënë robër nuk do t’ju ofrojnë kurrë liri dhe barazi me dëshirë; Ngrihuni dhe përmbysini ata!”

“E përgëzoj guximin dhe angazhimin e Maryam-it për fuqizimin e grave iraniane,” tha në konferencë Urška Bačovnik Janša, Zonja e Parë sllovene. “Dëshiroj të shfrytëzoj rastin e eventit të sotëm për të përcjellë një mesazh shumë të fortë për shoqet e mia perëndimore dhe qeveritë perëndimore. Ne duhet të qëndrojmë së bashku të vendosur, kundër politikave të regjimit iranian i cili mbyt liritë e grave. Fjalët e organizatave të grave dhe qeverive perëndimore duhet të vihen në veprim. Ne duhet të jemi aty për gratë iraniane.”

Frances Townsend, ish-këshilltare për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, tha: “Gratë udhëheqin rezistencën për liri në mbarë botën, qoftë në Kurdistan, Ukrainë apo Iran. Jam e përulur nga guximi i grave në Iran që luftojnë për mundësinë e zgjedhjes, për lirinë, qoftë të fjalës apo për përmbysjen e regjimit mizogjinist të Iranit.”

Duke iu drejtuar Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Berlin, deputetja ukrainase Lisa Yasko përdori fjalë shumë frymëzuese dhe prekëse. Ajo tha: “Për të gjithë ata që po dëgjojnë, mos hiqni dorë nga vendi juaj. Ne po luftojmë për të gjithë ju. Nëse nuk e mbrojmë lirinë tonë tani, historia nuk do të jetë kurrë më e njëjta. Unë jam shumë krenare për kombin tim dhe ju përshëndes të gjithëve me dashuri. Kemi nevojë për paqe në Ukrainë. Kemi nevojë për paqe në botë.”

Duke shprehur mbështetjen për NCRI-në dhe udhëheqësen e saj, Maryam Rajavi, ish-kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning Schmidt tha: “Gratë iraniane nuk i janë nënshtruar regjimit. Ata e dinë se nuk mund ta ndërtojnë siç duan jetën e tyre nën një regjim mizogjinist. Gratë në Iran marrin pjesë në rezistencë për liri. Kjo pjesëmarrje është unike, jo vetëm në Iran, por në të gjithë botën.”

Ish-ministrja gjermane e mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer tha: “Shumë gra luftojnë për lirinë e tyre edhe pse i duhet të japin jetën për një Iran më të mirë. Një shembull i shkëlqyer është Maryam Rajavi, e cila ka paraqitur një plan për të ardhmen e Iranit të çliruar nga diskriminimi, ku gratë dhe burrat janë të barabartë, një vend që nuk është një qendër e fondamentalizmit dhe terrorizmit.

“Gratë iraniane janë në front të të gjitha protestave brenda Iranit. Çfarë do të thotë kjo për gratë që vuajnë nga aparteidi gjinor në mbarë botën? Dënimi i shtypjes së grave në Iran nuk mjafton. Ne duhet t’i mbështesim këto gra në Iran dhe në mbarë botën”, tha në konferencë Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Deputetja ukrainase Lisa Yasko në Ukrainë ishte një tjetër folëse e konferencës dhe ajo tha: “Ne kemi një luftë. Vëllezërit, baballarët dhe djemtë tanë janë në luftë. Gratë po punojnë shumë fort. Shumë prej nesh kanë marrë armët. Disa po japin ndihma humanitare. Të tjerat janë të përfshira në politikë për të tërhequr vëmendjen në mbarë botën.

Nëse humbasim besimin, nuk do të fitojmë kurrë. Është shumë e rëndësishme të ruajmë besimin. Për të gjithë ata që po dëgjojnë, mos hiqni dorë nga vendi juaj. Ne po luftojmë për të gjithë ju. Nëse nuk e mbrojmë lirinë tonë tani, historia nuk do të jetë kurrë më e njëjta. Unë jam shumë krenare për kombin tim dhe ju përshëndes të gjithëve me dashuri. Kemi nevojë për paqe në Ukrainë. Kemi nevojë për paqe në botë.”

Deputetja ukrainase Kira Rudik në fjalimin e saj në konferencë tha: Jeta ime ndryshoi dhjetë ditë më parë kur lufta erdhi në vendin tonë dhe Rusia pushtoi Ukrainën. Kjo ndodhi për një arsye. Gjithçka që bëmë do të na bëjë më të fortë. Para dhjetë ditësh isha deputete. Tashmë jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë. Ka njerëz që duan të na marrin vendin, shtëpitë tona. Vendosa të mos e lejoj këtë gjë të ndodhë. Vendosa që do të marr armët dhe do të mbroj vendin tim. Mora kallashnikovin dhe krijova njësinë time të rezistencës. Stërvitem çdo ditë për të mbrojtur veten dhe të dashurit e mi. Si grua, mund t’ju tregoj për vuajtjet tona. Fëmijët tanë po mësojnë se çfarë është lufta dhe kjo është e tmerrshme. Pse duhet ta përjetojnë këtë fëmijët? Ata duhet të shkojnë çdo ditë në vendstrehimet kundër bombave.

Elona Gjebrea, ish-zëvendës Ministrja e Brendshme e Shqipërisë, tha në konferencë: “Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht lëvizja për barazinë e grave nuk mund dhe nuk duhet të mbyllë një sy ndaj abuzimit kolosal dhe të vazhdueshëm të të drejtave themelore të grave nga diktatura fetare në Iran. Mendoj se është gjithashtu një kohë dhe një moment i mirë që ne t’i rikujtojmë të gjitha këto detyra ndërkombëtare, por edhe të tregojmë solidaritetin tonë për gratë në Iran dhe për gratë në mbarë botën. Edhe Shqipëria është në mbështetje të MEK-ut. Gjithashtu politika shqiptare kundër terrorizmit ka qenë shumë e qartë dhe do të mbetet e njëjtë. Të gjithë jemi të bashkuar sot në solidaritet me gratë në Iran, por edhe me gratë në mbarë botën për të treguar empatinë tonë si dhe për ta ngritur fort zërin tonë kundër çdo forme diskriminimi, dhe kush mund ta bëjë këtë më mirë se gratë.”

Në fjalën e saj, ish-kryetarja në detyrë e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, tha:

PMOI meriton mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Maryam Rajavi është një frymëzim për gratë anembanë globit. Është koha që regjimi të largohet. Gratë iraniane meritojnë ta zgjedhin të ardhmen e tyre. Liria dhe barazia janë e vetmja përgjigje për problemet e popullit iranian.

Shkrimtarja e shquar shqiptare Diana Culi tha në këtë konferencë: Ne e dimë se sa i fortë është vullneti i grave iraniane dhe i popullit iranian për të luftuar për liri, barazi dhe shoqëri demokratike, sa të forta janë betejat e tyre dhe jemi të sigurt se nuk është larg dita kur shoqëria iraniane do të rrëzojë regjimin diktatorial të Iranit dhe ëndrra për një shoqëri të lirë dhe demokratike do të bëhet realitet.

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave në Berlin folën gjithashtu:

  • Linda Chavez, ish Drejtoreshë e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikën në Shtëpinë e Bardhë
  • Michèlle Alliot-Marie, ish Ministre e Brendshme, e Mbrojtjes, e Jashtme dhe e Drejtësisë, e Francës
  • Anëtare e Kongresit të SHBA, Rosa DeLauro (D-CT)
  • Anëtare e Kongresit të SHBA, Deburah Ross( R-NC)
  • Anëtare e Kongresit të SHBA, Jennifer Wexton (D-VA)
  • Judy Sgro, ish Ministre e Shtetësisë dhe Imigracionit e Kanadasë
  • Corinne Lepage, ish Ministre e Mjedisit e Francës
  • Ase Kleveland, ish Ministre e Kulturës e Norvegjisë
  • Nagimaeh Tay Tay, ish Ministre e Arsimit e Marokut


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.