Kryesore

Deklaratat e Ramës dhe Ballukut që nxitën të përpjetën e çmimeve/ Pse qytetarët nuk “e hanë” se lufta rriti naftën 70 lekë brenda 48 orësh

19:53 - 09.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mijëra qytetarë vërshuan sot para kryeministrisë në një protestë kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Revolta e banorëve të Tiranës kundër qeverisë nuk ishte e paparashikuar dhe ajo nuk i kushtohet një vendimi të caktuar të Edi Ramës.




Që në fillim të këtij viti është vënë re një rritje progresive e çmimeve të produkteve të shportës. Më pas, nisja e luftës në Ukrainë solli një shtrenjtim domethënës të ushqimeve dhe mallrave. Por, me gjasë, konferenca e djeshme për shtyp Rama-Balluku ishte pika e ujit që derdhi gotën e durimit.

Le ti shohim ngjarjet kronologjikisht. Parmbrëmë më 7 mars çmimi i naftës ishte 190 lekë për litër. Të nesërmen në mëngjes, çmimi shkoi 220-230 lekë për litër. Një rritje e konsiderueshme brenda natës. Kreu i qeverisë dhe ministrja e Energjisë dolën të dy në një konferencë për shtyp në drekën e 8 marsit.

Në vend që të qetësonin njerëzit dhe të paraqisnin masat që po merr qeveria ndaj situatës së paprecedentë, Rama zgjodhi të bëjnë të kundërtën. Të dy, bashkë me Ballukun ata paralajmëruan rritje të mëtejshme të çmimit të naftës. Kjo luajti efektin e padëshirueshëm. Pa kaluar 24 orë nga rritja e parë, në darkën e 8 marsit çmimi i karburantit shkoi 260 lekë për litër. Me gjasë Shqipëria ka karburantit më të shtrenjtë në Europë me 2.2 euro për litër. Brenda 48 orëve nafta u shtrenjtua me 70 lekë, më shumë se gjysëm euro. Zor të besosh se këtë e shkaktoi lufta në Ukrainë. Vetë Balluku u shty më tej kur kritikoi qytetarët të mos shkonin të blinin bukë me makinë.

Qëndrimi i Ramës dhe deklaratat e tij prej “Kasandre” duket se i irrituan sot shqiptarët të cilët u derdhën në protestë dhe bllokim rrugësh. Në vende të ndryshme, qeveritë jo vetëm kanë marrë masa duke ulur përkohësisht taksat e karburanteve, por janë përfshirë edhe në ndërhyrje më drastike si ai i Aleksandër Vuçiçit në Serbi për ndërprerjen e eksportit të drithërave. Por, në kohën që Vuçiçi merrte këtë masë, sivëllai i tij i “Ballkanit të Hapur” lodronte me gjysmën e qeverisë në Dubai duke dëgjuar koncertin e Vikena Kamenicës në një panair që Shqipërisë mund t’i sjell pak të mira, në mos asnjë.

Ky qëndrim mospërfillës ndaj krizës që është ulur tashmë këmbëkryq duke që i irritoi më shumë njerëzit të cilët kanë paralajmëruar protesta të tjera gjatë ditëve në vijim.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.