20 vite me pare

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Vila e Alimuçës. Përgjimi: Paratë ishin të guerrilasve Durda: Si ma vranë gocën kolumbianët

07:00 - 23.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

 23 Mars 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 Vila e Alimuçës/ Përgjimi: Paratë ishin të guerrilasve

Durda: Si ma vranë gocën kolumbianët

 Ekzkluzive/ Dy të akuzuarit e kokainës i tregojnë njëri – tjetrit gjithë pikat e dobëta ku mund të godasë Prokuroria për rolin e kolumbianit Don Petro por edhe për ekzekutimin e gruas së Durdës

Mëngjesin e datë 3 shkurt, vetëm pak orë pas arrestimit, oficerët e Policisë Gjyqësore marrin në pyetje të parin nga dy të arrestuarit, Frederik Durdën. Pas një ore, a diçka më shumë ai hyn, shumë i mërzitur në qeli, ku e priste me ankth Bërballa. I zhytur në pikëllimin e tij, Durda ka ngjallur kureshtje tek Arbeni, i cili këmbëngul se “ç‘të reja i sillte Frederiku nga bota e përtejme”. Por Durda vetëm ato pak minuta që ka dalë nga qelia ka mësuar disa gjëma. Së pari, për vdekjen e gruas dhe vajzës ose vetëm të gruas që kishte lënë në Kolumbi. Nga dialogu nuk kuptohet mirë nëse flitet për vajzën apo ndonjë të dashur të tij sepse gjithmonë përdoret zhargoni “gocë”. Nga hetimet e mëvonshme u mësua se atij i kishin vrarë gruan në Kolumbi por nuk është e sigurt nëse e njëjta gjë ka ndodhur me vajzën apo me ndonjë të dashur tjetër.

 

Mbase ishte një hakmarrje e kolumbainëve, haraçi që duhet të paguante. Por në hetuesi është ndeshur edhe me provat që policia i kishte gjetur në banesë, veç 1 milion dollarëve, policia ka gjetur edhe pasaporta me emra të tjerë, fakse e prova që e implikojnë në veprimtari të jashtëligjshme. Madje ka gjetur edhe një automatik, për të cilën të arrestuarit këmbëngulin se e kishin me leje.

Bërballa: O Leko, o Fred, si është puna?

Durda: Aa!

Bërballa: Ku të çun ty?

Durda: Në shtëpi.

Bërballa: Si është puna, çfar të gjetën?

Durda: Kan gjet, çfarë të them unë ty o Beni, shumë ashtu dokumenta, gjona kanë gjet fakset, kanë gjet shumë.

Bërballa: Unë thashë se të çun në Gjykatë ty mor vlla, pse të çun vetëm!

Durda: Nuk. Një kallash.

Bërballa: Kallashi është me leje, nuk i the ti?

Durda: I thashë me leje, mirëpo ashtu del problem tjetër.

Bërballa: Çar problemi është?! Më thuaj, thashtu?

Durda: Janë ca probleme të tjera.

Bërballa: Çar problemi ka?

Durda: Atë gocën time e kanë vra.

Bërballa: E kanë vra the?!

Durda: Ehe.

Bërballa: Mbrëmë?

Durda: Nuk e di se kur, nuk e kan vra mbremë, e kanë vra para pak kohësh.

Bërballa: Ah Maria Lenën thu ti? Çin gocë mor vlla.

Durda: Tashti kanë vra Maria Lenën edhe atë tjetrën gocën time.

Bërballa: Edhe gocën tate, kush të tha ty?

Durda: E kam marrë vesh vetë unë.

Bërballa: Kur mor vlla? Pse s’ma ke thanë ti mu këtë?!

Durda: Nuk ta kam thanë se…

Bërballa: Ti the kam hallin e gocës.

Durda: Ishte ashtu para se të ashtu unë.

Bërballa: Mbas si ke ardh këndej ti?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.