Speciale

Dokumenti/ Nikolla i shkruan kreut të SPAK: Bllako nuk ka më mandat (I hapet rruga arrestimit)

22:12 - 30.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I hapet rruga arrestimit të deputetit të PS Alqi Bllako, i cili dorëzoi sot mandatin. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka shkruar kreut të SPAK Arben Kraja ku e njofton se Bllako nuk ka më mandat.




Lajmi u bë i ditur nga gazetari Ergys Gjençaj për “BalkanWeb”, teksa vjen pas disa zhvillimeve pasditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Fillimisht Nikolla anuloi një mbledhje të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve pas dorëzimit nga Bllako të mandatit.

Por më pas 5 deputetë të PD kërkuan mbledhjen e Këshillit, ndërsa Nikolla u përgjigj se nuk ka më çështje. Deputetët e PD, anëtarë të Këshillit zhvilluan këtë mbledhje të vetëm dhe sipas tyre nëse nuk respektohet procedura nga Këshilli, mandati konsiderohet jo i mbaruar.

KLIKO MË POSHTË PËR DOKUMENTIN:

doc2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.