Tech

Tregoni kujdes ndaj këtij ‘malware’, zbulohet aplikacioni rus i spiunimit që regjistron gjithçka nga telefoni

16:08 - 03.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertët e teknologjisë informative kanë identifikuar një aplikacion ‘të keq’ i quajtur ‘Process Manager’, që vepron si softuer spiun për Android që ia merr informacionet tuaja hakerëve.




Më herët një “malware” për Android i lidhur me grupin rus të hakerëve Turla kishte bërë kërdinë, ndërsa tani është zbuluar se aplikacioni përdor infrastrukturën që më herët ia kishte dërguar hakerëve për të parë se çfarë në të vërtetë u intereson.

Turla është një grup i hakerëve rusë që i mbështet Kremlini për të kryer punë të ndryshme. Ata përdorin një ‘malware’ të caktuara për të futur në cak sisteme të ndryshme evropiane dhe amerikane – pra ata bëjnë spiunim.

Në anën tjetër FBI dhe autoritetet e tjera të sigurisë në SHBA, kanë bërë thirrje për më shumë kujdes pasi grupe të caktuara të hakerëve rusë që financohen nga Moska, kanë për shënjestër kompani të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.