AKTUALITET

Banorët bllokojnë rrugën në protestë/ Tension e përplasje me Policinë në Rinas, mbërrin FNSH! (VIDEO-FOTO)

10:07 - 02.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Trafiku dhe radhët e gjata kilometrike ka sjellë edhe reagimet e para nga banorët në zonën e Rinasit, të cilët janë ngritur paraditen e sotme, në një protestë duke bllokuar rrugën, protestë, të cilët ata e kishin paralajmëruar për mediat disa ditë më parë.




Me anë të një vendimi të publikuar disa ditë më parë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ky aks u bë vetëm me një sens kalimi dhe solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh.


Ky vendim penalizon gjithashtu banorët e zonës së Rinasit. Një ditë më parë ata folën për pak metra rrugë, në të cilën metra furgonët e shkollave duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë. Për këtë arsye, sikurse njoftuan ata janë mbledhur sot për të protestuar.

Por, protesta e tyre është shoqëruar me tensione e përplasje fizike mes tyre dhe forcave të shumta të policisë, të cilët janë grumbulluar për të bllokuar avancimin e banorëve dhe bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit. Madje, në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të qetësuar situatën.

“Protestojmë se na kanë izoluar, na kanë bllokuar nëpër shtëpia”,- tha një prej banorëve.

“Fshati Rinas është i bllokuar komplet. S’kemi asnjë rrugë tjetër me shku në varreza, nëpër shkolla. Ne e kemi marrë vesh pardje, kanë vënë tabelën atje përpara”, tha një tjetër banor i zonës që ka dalë në protestë.

Ata deklarojnë se protestën e kanë planifikuar sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

“Do bllokojmë rrugën këtu tek vendi qe ne e quajmë “Kthesa Ekonomike”. Nesër na keni këtu nga 6 orë, deri sa të hiqen tabelat. Ne kena ardh me duar në xhepa. Nëse një nga banorët e Rinasit do preket me dorë, keni për ta parë se kush janë banorët e Rinasit”, tha një nga protestuesit.

Vendimi i ARRSH:

Njoftim: Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar. Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Fatmir Lohja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.