BOTA

Përfaqësuesve të OKB-së: Për të përmirësuar jetën e iranianëve, kërkojuni liderëve të Iranit të zbrazin xhepat

09:37 - 09.05.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Shkruar nga Shahriar Kia

Më 8 maj, Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara, Prof. Alena Douhan, do të udhëtojë drejt Iranit për të matur “impaktin negativ të masave shtrënguese të njëanshme mbi të gëzuarit e të drejtave të njeriut”.




Ndërsa asnjë shtetas i huaj – qoftë i zakonshëm, studiues apo zyrtar – nuk ka arritur të bëjë ndonjëherë një vizitë pa mbikëqyrjen dhe orkestrimin më të rreptë shtetëror, turi i një raportuesi të OKB-së, veçanërisht një që ka etiketën e të drejtave të njeriut, është ironik në plot kuptimin e fjalës.

Historia e çdo Raportuesi Special të OKB-së që ka dashur të monitorojë situatën e të drejtavë të njeriut në revolucionin e pas vitit 1979 në Iran, i thotë të gjitha:

Andrés Aguilar (1984–1986) dha dorëheqjen pasi Teherani vazhdonte të sabotonte punën e tij.

Reynaldo Galindo Pohl (1986–1995) i cili “e kishte marrë mësimin” dhe luante sipas rregullave të mullahëve, arriti ta vizitonte Iranin tre herë midis viteve 1990 dhe 1992. Megjithëse masakra e vitit 1988 u zhvillua gjatë viteve të vëzhgimit të tij, ai preferoi të ruante lidhjet sesa të kryente detyrën, por megjithatë, pas vizitës së tretë, atij iu ndalua hyrja në Iran dhe disa nga njerëzit që kishin biseduar me të u vranë nga shteti.

Pas dorëheqjes së Galindo Pohl, UNCHR emëroi Maurice Copithorne, një avokat kanadez, si Raportues Special. Më 22 prill 2002, ndërsa Mohammad Khatami vazhdonte të premtonte reforma dhe politika perëndimore e paqësimit ndaj Iranit po lulëzonte, UNCHR vendosi që Irani nuk kishte nevojë të dëgjonte raportet e z. Copithorne mbi të drejtat e njeriut në vend dhe votoi për t’i dhënë fund mandatit të tij. Z. Ahmed Shaheed (2011-2016), e ndjera zonja Asma Jahangir (2016-2018) dhe z. Javaid Rehman (2018-) nuk kanë pasur kurrë shansin të shkelin në Iran, e jo më të masin impaktin e ndonjë gjëje mbi të drejtat e njeriut në vend.

Siç na tregon historia, Teherani nuk ka as më të voglin interes për transparencë dhe njëmbëdhjetë ditët e këtij turi brenda Iranit nuk premtojnë ndonjë raport ndriçues për botën, përveç se zonja Douhan do t’i bashkohet kolegëve të saj që janë shpallur persona non grata nga Teherani.

Nëse Teherani do të kishte interesin më të vogël për të ulur mjerimin e njerëzve, ai shumë mirë mund ta bënte këtë duke hapur llogaritë bankare të zyrtarëve dhe duke investuar pasuritë multimiliardere të karteleve të tij të mëdha në ekonominë e vendit.

Nëse zonja Douhan synon të bëjë një ndryshim të vërtetë, ajo duhet të insistojë të vizitojë Fondacionin Mostazafan, Setad Ejraiye Farmane Emam, Astan Quds Razavi, Fondacionin e Dëshmorëve dhe Veteranëve dhe filialin e tij Organizatën Ekonomike Kowsar, Fondacionin Barakat, Fondacionin Alavi, Fondacionin Khordad Pesëmbëdhjetë, Fondacionin për Strehimin të Revolucionit Islamik, Fondacionin e Ndihmave të Imam Khomeinit, Shtabin e Khatam-ol-Anbiya, etj.

Ndërsa zyrtarët iranianë shijojnë jetët e tyre luksoze në vila dhe pallate dhe i dërgojnë pasardhësit e tyre në vendet perëndimore, disa iranianë po shesin pjesët e trupit dhe foshnjat e tyre për t’i mbijetuar varfërisë.

Sipas Forbes, “Në vitin 2020, numri i individëve me vlerë të lartë neto (HNËIs) në Iran u rrit me 21.6%, shumë më lart se mesatarja globale prej 6.3%. Pasuria kolektive e këtyre milionerëve në dollarë u rrit edhe më shpejt me 24.3%.

Më 23 prill, Sekretariati i NCRI lëshoi një deklaratë që “dënonte fuqishëm manipulimin e organeve të OKB-së nga regjimi klerikal”, ndërsa bëri thirrje për hetimin e masakrave dhe krimeve të regjimit gjatë viteve të fundit.

Në janar 2018, ndërsa Irani po gëzonte lehtësimin e sanksioneve të siguruar nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës, miliona iranianë dolën në rrugë dhe protestuan kundër çmimeve tejet të larta. Duke refuzuar të gjitha fraksionet në pushtet, iranianët kërkuan ndryshimin e regjimit.

Që nga viti 2018, kanë shpërthyer kryengritje të mëdha që kanë tronditur themelet e regjimit. Populli iranian vazhdon të thërrasë: “Armiku ynë është pikërisht këtu, gënjejnë kur thonë se është Amerika.”

Ndërsa inflacioni i paprecedent dhe rritja e çmimeve për mallrat bazë po e shtyjnë vendin drejt të tjera “trazirave dhe rebelimit”, gjë për të cilën zyrtarët shtetërorë po paralajmërojnë hapur tani, Teherani do të përpiqet të shfrytëzojë vizitën e zonjës Douhan për të fajësuar sanksionet ndërkombëtare për mjerimin. Nëse regjimi do t’i mbijetojë apo jo valës së re të kryengritjeve, është një pikëpyetje serioze, por fati i një raporti të dyshimtë sigurisht që nuk është i tillë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.