EKONOMI

“Urdhëroj ndalimin e tregtimit!”/ Gripi i shpendëve, pesë qytete vendosen nën vëzhgim (URDHRI)

14:32 - 10.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth një muaj ka kaluar që nga koha kur u zbulua zyrtarisht, rasti i fundit i ngordhjes së pulave për shkak të gripit H5N8 (11 prill) dhe ende nuk dihet se kur do të shuhet plotësisht patogjeni që shkakton asgjësimin e shpendëve.




Strukturat dhe qytetarët u rivendosën në alarm pas vatrave të reja në Shkodër, i cili nuk duket se ka përfunduar. Përpara një jave, Ministria e Bujqësisë ka publikuar urdhrin e radhës për ndalimin e tregtimit dhe lëvizjen e shpendëve në pesë qytete.

Ky urdhër daton në 29 prill, por ka hyrë në fuqi ditën e djeshme me botimin në Fletoren Zyrtare.

Prej më shumë se dy muajsh, vendi ynë po përballet me influencën aviare, origjina e së cilës ende nuk u bë e ditur. Që prej fillimit të muajit mars, kur nisi ngordhja masive në fermat e shkozetit deri në 19 mars kur u përcaktua qartë diagnoza H5N8 e deri më sot, MB-ja është mjaftuar me apele që bindin për “siguri konsumatore”, ndërkohë që tregu i shpendëve dhe vezëve ende nuk ka gjetur ekuilibrin e mëparshëm.

Urdhri për ndalimin e shitjes dhe të tregtimit të shpendëve të gjalla

Pesë bashki në Shqipërinë e mesme dhe në Veri janë vendosur nën monitorim sa i takon shitjes, tregtimit të shpendëve apo edhe lëvizjes nga një fermë në tjetrën. Shitësit ndalohen të kryejnë veprimtaritë e mësipërme për një periudhë pa afat.

Ky është urdhri i fundit i Ministrisë së Bujqësisë, që shfuqizon atë të mëparshmin, i cili vinte nën survejim të tjera vatra me rrezik për përhapjen e gripit të shpendëve.

“Urdhëroj ndalimin e shitjes dhe të tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Shkodër, Shijak dhe Durrës.

Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla, në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Shkodër, Shijak dhe Durrës”.

Fermerët a shpendërritësit në këto qytete lejohet të transportojnë shpendët vetëm për në thertore, referuar urdhrit.

Por, asnjë e dhënë më tepër se kaq. Urdhri për masat kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare dhe as vetë institucioni kupolë i bujqësisë nuk shpjegon përse janë shigjetuar këto qytete e jo të tjera.

Ndalohet tregtimi i shpendëve të gjalla për tregjet në Durrës, Dibër dhe Korçë

Para rreth një muaji e gjysmë, Durrës, Dibër dhe Korçë ku ishte konfirmuar prania e influencës aviare te shpendët, zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi njoftoi se ndalohet edhe tregtimi i shpendëve të gjalla.

“Është e rëndësishme për tregtarët dhe publikun që të dihet se është në fuqi Urdhri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Ky urdhër do të zbatohet në tre qarqet ku është konfirmuar vatra e sëmundjes: Durrës, Dibër Korçë. Urdhri ndalon shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në këto qarqe si dhe lëvizjen e shpendëve të gjalë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla. Policia e shtetit, prefektët dhe kryetarët e këtyre 3 bashkive, por dhe të gjithë territorit të Shqipërisë janë në bashkëunim të ngushtë me ne për të ndaluar cdo tentativë të shkeljes së ligjit. Nga kontrollet e ushtruara nga AKU në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje”, pohoi Gjeçi.

Sipas Gjeçit, veterinerët zyrtarë të AKVMB kryen vizita e kontrolle në të gjithë stabilimentet shpend rritëse dhe nuk pati raste të dyshuara më 23 mars 2022, ndërsa nga kontrollet zyrtare në komplekset intensive të mbarështimit të shpendëve me drejtim për prodhimtarinë e mishit, dukej se shpendët ishin të painfektuara.

“Aktualisht po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës; po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes; po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zones dhe është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët. Në të gjithë territorin e vendit deri mbrëmë në darkë kemi 382, 672 shpendë të ngordhur. Vazhdon procesi për eliminimin dhe asgjësimin e kafshëve që po ngordhin. Veterinerët zyrtarë të AKVMB kanë kryer vizita e kontrolle në të gjithë 63 stabilimentet shpend rritëse dhe deri tani nuk ka raste të dyshuara. Nga kontrollet zyrtare në komplekset intensive të mbarështimit të shpendëve me drejtim për prodhimtarinë e mishit, rezultatët tregojnë se janë të pastra.

Është e rëndësishme për tregtarët dhe publikun që të dihet se është në fuqi Urdhri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Ky urdhër do të zbatohet në tre qarqet ku është konfirmuar vatra e sëmundjes: Durrës, Dibër Korçë. Urdhri ndalon shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në këto qarqe si dhe lëvizjen e shpendëve të gjalë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla”, theksoi ajo në atë kohë.

Nga ana e tyre, Policia e shtetit, prefektët dhe kryetarët e këtyre 3 bashkive por dhe të gjithë territorit të Shqipërisë kanë bashkëpunuar me Ministrinë e Bujqësisë për të ndaluar cdo tentativë të shkeljes së ligjit.

“Më lejoni të shfrytëzoj ekranet tuaja dhe këtë komunikim për tju drejtuar konsumatorëve se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat i blini nga operatorët e licensuar dhe produktet janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius si është dhe procedura normale e gatimit.  Në faqet e ministrisë së bujqësisë, autoritetit kombëtar të ushqimit si dhe të autoritetit kombëtar të veterinarisëmund të gjeni informacionin e nevojshëm në ueb-faqet tona zyrtare”, theksoi ajo më herët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.