BLUETOOTH

“Njerëzit i fusin hundët në jetën personale”/ Amos Zaharia i revoltuar merr vendimin e papritur

10:04 - 11.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Aktori Amos Zaharia kohët e fundit po shijon suksesin e projektit të tij të fundit filmin “Dashuri dhe Turbulencë”.



Në aspektin profesional ai na ka treguar se është një artist që e do shumë punën e tij. Në anën sentimentale mbas ndarjes së bujshme nga këngëtarja Gigliola Haveriku vitin e kaluar ku çifti dukeshin të lumtur krah njëri tjetrit, por përfundoi në ndarje ai nuk e kupton si njerëzit vazhdojnë të merren akoma me jetën e tij personale.

Gjatë një interviste “Rrugëtim me Anilën ai është shprehur:

“Është ana private dhe njerëzit nuk e di pse kanë qejf t’i fusin hundët në gjëra personale që ndodh në jetën e një personi publik. E gjithë bota po shikon tani gjyqin e Johnny Depp me Amber Heard vetëm për të kuptuar dhe për të parë detaje nga jeta e tyre përditshme. Nuk e di pse kemi këtë dëshirën, ne kemi shumë qejf të dimë sa më shumë sekrete. Unë për 6 vite i kam thënë të gjitha, jeta ime private nuk ka qenë private por ka qenë publike dhe nuk i kam fshehur asgjë shtypit rozë. Por nga tani e tutje kam vendosur që jetën time ta mbaj private dhe jo që të ngall interes te mediat por realisht për të pasur një jetë time private.

Mes të tjerash dhe pyetjes se kur mendon të krijojë familjen e tij ai u shpreh:

“Është aty, kam kohë për të ndërtuar një familje në sensin që një mashkull edhe në moshën 40-vjeç është akoma në kohë. Mendoj që thjesht njeriu ka nevojë për eksperiencë për të ditur më mirë se çfarë të zgjedhë në të ardhmen. Por nuk është se kam një moshë fikse. Është një llotari që të bie, por unë me mendjen tim them se deri në moshën 40-vjeçare nuk e kam me ngut”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.