AKTUALITET

VIDEO/ Dritan Leli i shpëton jetën të moshuarit te ‘Lungomare’. Momenti kur i jep ndihmën e parë si mjek!

12:06 - 12.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i ka shpëtuar jetën sot një të moshuari, i cili nuk është ndier mirë papritur teksa pushonte në bregdet, si pasojë e një parainfarkti.




Në zonë, veç shumë qytetarëve që i kanë ardhur në ndihmë të moshuarit, u gjend edhe vetë kryebashkiaku Leli, i cili në atë kohë ka qenë duke kaluar në zonën e Lungomares, duke pasur kështu mundësi që të ndërhyjë direkt.

Leli është mjek me profesion, duke i dhënë ndihmën e parë të moshuarit, deri në momentin kur ka ardhur dhe e ka marrë ambulanca për ta dërguar në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.