BOTA

Dizajni i arkitektit slloven që ndryshoi ‘fytyrën’ e qyteteve evropiane pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1930!

13:57 - 13.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vitet 1930, arkitekti Jože Plečnik i Sllovenisë krijoi një arkitekturë unike krejtësisht të ndryshme nga stili mbizotërues i kohës, duke ndryshuar kështu mënyrën se si ne mendojmë për qytetet. Pasi kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjana, u shkatërrua nga një tërmet në 1895-n, një arkitekt novator e riimagjinoi qytetin në një mënyrë që jo vetëm e përmirësoi atë, por vendosi një standard unik për qytetet e tjera evropiane.




Arkitekti slloven Jože Plečnik kishte punuar tashmë me projektues të shquar të epokës në Vjenë dhe Pragë përpara se të kthehej në shtëpi për të rindërtuar kryeqytetin në vitet 1930. Plani i tij u frymëzua nga Athina e lashtë – ai madje e quajti atë “Akropoli Slloven”.

Historiani i artit Peter Krečičv shpjegoi se dizajni i Pleçnikut kishte analogji të drejtpërdrejta me Athinën e lashtë: Kalaja e Lubjanës ishte Akropoli, varrezat e Zhales ishin Nekropoli, Sheshi i Kongresit ishte Agora ose vendi i grumbullimit dhe tregu i Lubjanës përfshinte Stoa (një portik i mbuluar).

Por Pleçniku nuk u ndal me kaq

Megjithëse Modernizmi dhe Funksionalizmi ishin të njohura në atë kohë, ai donte diçka ndryshe.

“Të dy stilet plotësonin funksionet ose nevojat bazë, por nuk kishin komponentin shpirtëror që kërkonte Plečnik,” tha Ana Porok, drejtore e Muzeut të Shtëpisë Plečnik.

Pra, i frymëzuar nga kulturat antike dhe nga arti barok dhe i rilindjes, Pleçnik krijoi një arkitekturë unike krejtësisht të ndryshme nga stili mbizotërues i kohës.

“Pleçnik riorganizoi elementet klasike, si kolonat, harqet dhe kurora. Këto ishin praktikisht të ndaluara nën ortodoksinë moderniste. Megjithatë, Pleçnik i përdor ato si bazë të gjuhës së tij vizuale moderne.”, tha Kreçiçv.

Pleçnik mori gjithashtu vendimin progresiv për të mbyllur qendrën e qytetit ndaj trafikut të motorizuar – diçka që qytetet e tjera evropiane nuk do ta bënin për dekada.

Në vend të kësaj, ai vuri këmbësorët dhe hapësirat publike në radhë të parë, duke krijuar një shëtitore për të ecur nëpër qytet (e cila kaloi pranë disa prej modeleve të tij të tjera të njohura, duke përfshirë Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare Sllovene) dhe përgjatë lumit Ljubljanica, si dhe shumë sheshe, parqe. dhe urave.

‘Athina e re’ e Evropës Qendrore

“E veçanta e qytetit është në qasjen humaniste ndaj dizajnit të tij: hapësira të hapura, rrugë, parqe dhe aranzhime të krijuara për të gjithë njerëzit, dhe sigurisht arkitektura e përjetshme e Pleçnikut, e cila nuk mund të gjendet askund tjetër,” tha Porok.

Vizioni i Pleçnikut e transformoi Lubjanën dhe e bëri atë një shembull kryesor sesi stilet klasike dhe moderne mund të kombinoheshin për t’u shërbyer njerëzve që jetonin atje. Në korrik 2021, UNESCO e njohu arritjen e tij dhe i regjistroi veprat e tij në Lubjanë dhe “dizajnin e tij me në qendër njeriun” në Listën e Trashëgimisë Botërore.

“Ajo që bie në sy nuk është një ndërtesë e veçantë, por lidhja e arkitekturës së tij me jetën e qytetit,” tha Krečičv. “Ky koncept duhet të na frymëzojë kur projektojmë [qytetet] sot.” 

Marrë nga BBC/ Përkthyer dhe përshtatur: E.H/ Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.