Kryesore

Butrinti me koncension, qytetarët në protestë: Qeveria t’i mbrojë parqet, jo t’i privatizojë (VIDEO)

15:52 - 13.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhënia me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit, po has në kundërshtime të forta nga ekspertët dhe shoqëria civile. Një grup qytetarësh kanë protestuar sot në Butrint. Ata e quajnë afer korruptime privatizimin e historisë, konfirmojnë burimet për Gazetën Shqiptare.




Sipas protestueve qeveria shqiptare ka detyrë të mbrojë parqet kombëtare dhe jo ti privatizojë ato. Rreth 2 milion euro të ardhura që Parku Kombëtar i Butrintit gjeneron, në vit thonë se janë të mjaftueshme për mirëmbajtjen e ikonave dhe siteve arkeologjike që Butrinti posedon.

Ekspertët mjedisorë i frikesohen faktit se koncensionari do të përfitojnë vetëm të ardhura nga Butrinti, dhe jo pa qëllim është zgjedhur siti arkeologjik më i vizituar për tu dhënë me PPP.

Nga maji deri në tetor Butrinti mirëpret nga 200 deri në 2000 vizitorë në ditë, me një biletë që kushton 1000 lek duke e kthyer atë në një makineri parash.

 

VOA: Qeveria lejon resortet pasi rishikoi kufijtë e Parkut të Butrintit

Qeveria shqiptare përmbylli në fund të prillit procedurat ligjore për ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Manastirit në Sarandë.

 

 

Resorti është i pari që pritet të ndërtohet në zonën bregdetare Sarandë -Butrint, një nga zonat më të lakmuara të vendit për ndërtime turistike.

Reth 800 hektarë të kësaj zone bregdetare deri në janar të këtij viti ishin pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, por u hoqën me një vendim qeverie në kuadër të rishikimit të kufijve natyrorë të disa parqeve kombëtare.

9

Sipërfaqja e hequr së fundi prej 800 hektarësh, në një pjesë të së cilës do të ngrihet “Manastiri Resort” ishte përfshirë në zonën e Parkut të Butrintit prej vitit 2005 dhe gëzonte statusin e mbrojtur në kategorinë “B”, ku nuk lejoheshin zhvillime ndërtimore intensive.

Projekti “Manastiri Resort” që do të zbatohet, fitoi statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021 me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas vendimit të qeverisë vlera e investimit parashikohet 28 milionë Euro, në një sipërfaqe zhvillimi rreth 53 mijë metra katrorë, pronë private, me struktura akomoduese me kapacitet total që variojnë nga 83-100 shtretër, restorant, bar, pishinë e jashtme, etj.

Qeveria ka miratuar në parim edhe lejimin e përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonës së plazhit, për tridhjetë vjet.

“Manastiri Resort” është krijuar së fundmi si subjekt nga palët sipërmarrëse, Shoqëria ALB-STAR dhe Shoqëria ANDI shpk të cilat edhe u pajisën me leje ndërtimi nga qeveria në shkurt të këtij viti.

4

Në zonën ku do të ndërtohet resorti ishte ndërtuar 23 vite më parë vetëm një hotel, në rreth 200 metra katrorë, i cili u prish vitin e shkuar nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit.

Ndërhyrja u bazua në një vendim prishjeje të Bashkisë së Sarandës, ndërsa pronari i hotelit tha se kishte leje ndërtimi të lëshuar në vitin 1999 dhe ishte në proces gjyqësor të papërfunduar për legalizimin e objektit.

Ndërtimet e resorteve turistike apo zhvillimet ndërtimore masive në zonat bregdetare ishin paralajmëruar nga 25 organizata mjedisore dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës që kur u rishikua harta e zonave të mbrojtura për disa parqe në janar të këtij viti.

Përmes një reagimi të përbashkët organizatat më të mëdha mjedisore në vend dhe profesorët e shkencave të natyrës Aleko Miho, Ferdinand Bego, Mihallaq Qirjo dhe Spase Shumka pohuan se “me rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura ‘fshihen’ zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale “.

“Hapja e rrugës për këto projekte do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme këto zona”, kishin pohuar organizatat dhe profesorët e njohur të shkencave të natyrës.

Ndërtimi i resorteve turistike favorizohet edhe nga një ligj për investimet startegjike, i miratuar në vitin 2015 nga parlamenti i Shqipërisë dhe i projektuar për të tërhequr investime të mëdha.

Sipas një hulumtimi të Agjensisë BIRN, bizneset vendase që synojnë fitimet afatshkurtra kanë korrur shumicën e përfitimeve pasi nga 35 projekte të shënuara si investime strategjike nga viti 2016 deri në vitin 2021, 26 ishin të orientuara drejt turizmit dhe vetëm dy të ardhur plotësisht nga jashtë.

BIRN veçoi si të diskutueshme dy projekte që kishin fituar statusin e investimit strategjik, sipas ligjit të 2015-ës.

Njëri prej projekteve lidhet me një vendim të qeverisë për t`i dhënë leje partneres amerikane të vëllait të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të merrte në përdorim një plazh në Dhërmi, për 30 vjet.

Ndërsa projekti tjetër lidhet me ndërtimin e një kompleksi turistik me rreth 13.8 milionë euro në Dhërmi i cili do të zhvillohet nga dy kompani, njëra prej të cilave me administrator aktorin shqiptar të humorit Gazmend Paja, i panjohur më parë në sferat e biznesitm, shkruan VOA.

Agron Shehaj i kërkon Gjiknurit të japë llogari për Butrintin

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka shënjestruar të afërmit e Damian Gjiknurit, të cilët sipas tij po grabisin pronat publike. Shehaj ka vijuar sërish me akuzat, duke shtuar se kompania e kushëririt të Gjiknurit është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

 

“Mësuam se të afërmit e një zyrtari të lartë të PS janë shpallur investitor strategjik, bëhet fjalë për kushërinjtë e Damian Gjiknurit. Ky i fundit tha se pronari i kompanisë që ka marrë statusin e investitorit strategjik nuk është djali i xhaxhait të tij, por është fakt se në Vlorë të gjithë e njohin pronarin e kompanisë strategjike “Andi” si djalin e xhaxhait të Gjiknurit”, u shpreh Agron Shehaj.

Deputeti i kërkoi Gjiknurit të japë sqarime lidhur me këtë çështje, si dhe akuzoi Ramën se po e përdor ligjin e investimeve publike për të pasuruar bashkëpunëtoret e tij.

“I bëj thirrje Gjiknurit të sqarojë parlamentin dhe opinionin publik për këtë lidhje familjare. Edi Rama po e përdor ligjin e investimeve publike për të pasuruar bashkëpunëtoret e tij. Kemi të bëjmë me një aferë më të rëndë. Ky rast është akoma më i rëndë sepse qeveria zvogëloi muaj më parë parkun e Burtintit, duke nxjerrë 800 ha nga zona e mbrojtur dhe do të ndërtohet resorti i kushërinjve të Gjiknurit,”,-shtoi më tej ai.

Sipas denoncimit të deputetit të PD-së, rreth 800 hektarë janë nxjerrë nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit, ku një pjesë e saj do përdoret për ndërtimin e një resorti.

“Do shkatërrojnë parkun kombëtar për të ndërtuar resortin e tyre. Ky është një aktivitet i strukturuar kur shteti vihet në funksion të një qëllimi. Përvetësimin e aseteve publike nga qeveritarët ne pushtet”, përfundoi deputeti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.