AKTUALITET

Himarioti kërcënoi se do të vetëvritej gjatë një transmetimi LIVE në televizion, ndërhyrja në kohë rekord e Policisë shmang tragjedinë!

14:37 - 13.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një qytetar nga Himara ka kërcënuar gjatë emisionin televiziv “Me Zemër të Hapur” se do të vetëvritej. Shtetasi me iniciale A. K., bëri deklaratën pas një konflikti me familjarët e gruas. Gazetarja e emisionit ka kontaktuar me efektivët e policisë të cilët kanë lokalizuar vendndodhjen e tij në shëtitoren e Himarës. Sipas uniformave blu, ai aktualisht ndodhet gjendje të stabilizuar psiko-emocionale




Njoftimi i Policisë Himarë:

Më datë 13.05.2022, rreth orës 11:42, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar gazetarja e emisionit “Me zemër të hapur”, shtetasja A. A., e cila ka njoftuar se gjatë një komunikimi me shtetasin A. K., pas një konflikti me familjarët e bashkëshortes së tij, ky shtetas i ka deklaruar se do te vetëvritej. Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë vlerësuan  situatën dhe, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, bënë të mundur lokalizimin e shtetasit A. K., në shëtitoren e Himarës. Pas komunikimit me shërbimet e Policisë dhe me psikologun, ju bëjmë me dije se shtetasi A. K., aktualisht, ndodhet në gjendje të stabilizuar psiko-emocionale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.