Kryesore

Masakra e Srebenicës/ Qëndrimi zyrtar i vendit në OKB, Rama nxjerr videon: Për të budallallepsurit nga i “damgosuri” i Shqipërisë

17:40 - 13.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar qëndrimin zyrtar të Shqipërisë në OKB lidhru me masakrën e Srebenicës, në Bosnjë-Hercegovinë nga Serbia. Kreu i qeverisë, ka publikuar fjalën e ambasadorit Ferit Hoxha në Këshillin e Sigurimit në OKB për gjenocidin në Srebenicë.




‘Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga vazhdimi i retorikës politike të mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes me sharje etnike. Nxitja e ndasive midis grupeve etnike në Bosnje për lojëra politike mban firmën e Dodik dhe mohimi i përsëritur publik i gjenocidit nga ana e tij është thelbësor në përpjekjet e tij. T’i referohesh gjenocidit si “një mit i sajuar” apo si “mashtrimi më i madh i shekullit të 20-të”, në një mohim deluziv është fyerje ndaj më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Srebrenicë. Nënshtrimi ndaj nacionalizmit dhe lavdërimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk është thjesht dhe vetëm një provokim. Çdo hap i gabuar në Bosnje-Hercegovinë rrezikon të prekë rajonin e  gjerë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që një sjellje e tillë e papranueshme u sanksionua me të drejtë dhe ne mirëpresim veprimet e ndërmarra nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër Dodikut për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të qëllimshme për të minuar funksionimin e shtetit dhe paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë.’- thuhet në fjalën e ambasadorit Ferit Hoxha.

Fjala e ambasadorit është sekuencë 11 majit të këtij viti dhe Rama me anë të fjalës së diplomatit tregon qëndrimin zyrtar të Shqipërisë lidhur me gjenocidin serb në Bosnjë-Hercegovinë.

POSTIMI I RAMËS NË FACEBOOK:

Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë

Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

*Dhe për ata që nuk më kanë ndjekur dje në Twitter po shtoj se:

Ata që u hodhën përpjetë, më së shumti në Bosnjë e në Kosovë, për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot, pse, me ç’rast? Sepse Srebrenica e ka datën e saj të përkujtimit, 11 korrikun, dje ishte vetëm 12 maj!

Pastaj duhet të informoheshin mbi tekstin në fjalë, se nuk mjafton të thuash hajde bëjmë një rezolutë për diçka të drejtë, që teksti i saj të jetë i denjë për t’u miratuar.  Ashtu do të mësonin se parlamenti shqiptar dje, në fakt nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në kalendarin trejavor të punimeve, një tekst të ardhur nga një deputet i shpallur nongrata prej Shteteve të Bashkuara, si i thellësisht i korruptuar dhe minues i demokracise, i cili njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

I thashë këto dje dhe shpreha keqardhjen për ata që ranë pre e lojës së ulët, të një të damkosuri ndërkombëtarisht si katran me bojë, duke e bërë të qartë se Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e Katranit të Shqipërisë!

Ashtu sikundër bëra përsëri të qartë se çdo gjë që do të vijë drejt nesh me atë bojë, do të refuzohet pa asnjë ngurrim dhe në asnjë rast e për asnjë arsye, parlamenti nuk do të angazhohet prej nesh në asnjë lloj veprimi ku Katrani do të jetë i përfshirë. Kaq.

Kujtojmë se ditën e djeshme Shqipëria votoi kundër rezolutës së gjenocidit serb në Srebenicë, në lidhje me këtë vendim, Kreu i shtetit postoi dy reagime të njëpasnjëshme në Twitter.

Postimet e Ramës por edhe deklaratat  e Kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shigjetonin ish Kryeministrin e vendit Sali Berisha, i cili sipas tyre është një deputet ‘non grata’ i cili ka shitur naftën në Serbi në kohën e Slobodan Millosheviçit.


Shfaq Komentet (2)

Leave a Reply to K. M. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Idiot i i rilindjes se mafias e komuniste kerkon te fajesoje nje person me shkolle te larte, mjek dhe intelektual i vertete, qe beri nje pune shume te madhe per transformimin e shoqerise, hapjen e rrugeve per levizjen e shqiptareve ne shume vende europiane e me gjere, kurse ky Injoranti vetem vret, perzere dhe shkateron shtepite e qytetareve per interesat e tij, duke i lene ne qiell te hapur, te cilet detyrohen te largohen nga ai vend.

    Përgjigju ↓