LAJMI I FUNDIT

Alibeaj i dërgoi platformën si duhet zgjedhur Presidenti apolitik/ Reagon Salianji: Nuk ka vendim grupi. Kjo është pika përbashkuese e opozitës!

12:56 - 13.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj i dërgoi sot një letër kreut të grupit të PS, Taulant Balla si dhe Mesila Dodës dhe Fatmir Mediut ku i propozon formulë dhe kriteret për zgjedhjen e kreut të shtetit.




Alibeaj dhe deputetët e tij kërkojnë që Kreu i Shtetit të jetë person apolitik, por në krahun tjetër Mediu dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mendojnë të kundërtën dhe qëndrimin e tyre e shprehën pas takimit me kreun e Grupit të PS, Taulant Balla.

Duket se në një linjë me ta qëndron edhe deputeti i PD, Ervin Salianji. Në një postim në Facebook ai shprehet se platforma Alibeaj nuk është totalisht e dakordësuar në mbledhjen e grupit që është zhvilluar për herë të fundit në selinë blu.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka një vendim të dakortësuar për kriteret apo mënyrën se si duhet të zhvillohet procesi i negociatave! Deputetë të pranishëm në takimin e kaluar më konfirmojnë që në atë takim shumica e të pranishmëve e ka rrëzuar kriterin që Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë politik”, shprehet Salianji.

Ai kërkoi që grupi i PD-së të thërrasë një mbledhje të të gjithë deputetëve për të diskutuar për këtë çështje.

“Gjithë opozita ka një pikë përbashkuese: PSSh nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur Presidentin e vetme, për këtë arsye i takon Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar të thërrasë në mbledhje të përbashkët gjithë deputetet opozitarë për të dakortësuar qëndrimin për kriteret por dhe personalitetet që mund të gjejnë konsensus të gjerë”, thuhet në postimin e deputetit demokrat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.