Kryesore

“Soros, Rama antishqiptarë të tërbuar!” Shpallja ‘non-grata’ nga SHBA-të, Berisha “mbron” Blinkenin: Absolutisht s’është antishqiptar

18:23 - 13.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nuk ka përdorur cilësime përkeqësuese këtë të premte ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pavarësisht se ky i fundit e komunikoi shpalljen e tij “non-grata” nga SHBA-të para rreth një viti.




Nga Elbasani, Berisha theksoi se Blinkeni nuk është “antishqiptar”, ndryshe nga kryeministri Edi Rama dhe filantropi George Soros, që i cilësoi si “antishqiptarë të tërbuar”.

“Një antishqiptar i tërbuar, siç është George Soros, i faktuar në të gjitha projektet e tij për ndarje, përçarje të Kosovës, për ideologjinë e tij që nuk pajtohet kurrkund me vlerat që ne besojmë, që nuk pajtohet kurrkund me interesat tona e pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm kundër meje duke shfrytëzuar Edi Ramën, bënë raporte mbi të cilat firmos Sekretari i Shtetit.

Unë jam i sigurt se Anthony Blinken nuk është antishqiptar dhe ua them këtu në mënyrën më absolute, nëse do të kisha dyshimin më të vogël do ua thoja, nuk njoh asgjë para interesit kombëtar. Por ai nuk mund të jetë, ai nuk është dhe nuk ka asnjë arsye të jetë antishqiptar, por George Soros po, Edi Rama po. Jo se e them unë, por janë aktet që bën, ndër më turpërueset. S’kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja (rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën në Kuvend).

Si mundet ne të mos kemi ndjeshmëri ndaj një kombi që në një kamp ka varrosur 8 mijë djem dhe burra. Si mundet? Dhe pastaj vjen si njeriu që nuk ka përgjegjësi, por njeriu pa përgjegjësi ka qenë njeriu primitiv, u bëmë njerëz të qytetëruar dhe dolëm në civilizim sepse u bëmë të përgjegjshëm, morëm përgjegjësitë tona. Del dhe thotë se fajin e ka ky për rezolutën”, theksoi Berisha ndër të tjera.

Berisha zbulon arsyen e kandidimit në PD: Nuk i lë dot kombit një turp të tillë

Sipas Berishës, Rama së bashku me Geoge Soros, të cilët sipas tij janë antishqiptarë, e kanë shtyrë të vendosë ‘interesant e kombit në shina’.  Dy personazhet ‘antishqiptarë’ nuk dizenjuar shpalljen e Berishës ‘Non Grata’ nga SHBA-të. (LEXO KËTU KUSH E DIZENJOI BERISHËN NON GRATA NË SHBA)

Berisha shtoi se pikërisht kjo njollosje në listën e SHBA-ve, e nxiti që mos të linte vendin në një trup të tillë në radhë të parë, së dyti familjes së tij dhe së treti vetëvetes. Interes kombëtar dhe krenaria e të qenurit shqiptar motivoi ish liderin të marrë postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

 “Këta u bënë bashkë dhe më dizenjuan non grata. Tani, çfarë ishte kjo? Ishte një motiv i pakufishëm për të qëndruar kundër, nuk mundet që unë t’i lija kombit tim një turp të tillë, nuk mundet që unë t’i lija vendit tim një turp të tillë, nuk mundet që unë që t’i lija familjes time një turp të tillë, nuk mundet unë t’i lija vetes time një turp të tillë. Ndaj dhe unë vendosa. Por kjo është ajo që më motivonte mua, interesi kombëtar, krenaria e të qenit shqiptar edhe në situatën më të vështirë që kisha faktuar në jetën time.

Unë pres sot nga ju që të jepni mendimet tuaja, sugjerimet tuaja, çfarë duhet të bëjë PD, çfarë duhet të bëjmë ne për të bindur shqiptarët të mbrojmë interesin tonë kombëtar, të mbrojmë interesin e Shqipërisë dhe të ngrihemi fuqishëm se absolutisht edhe njëherë e them se tokë dhe vend me potencialet e këtij vendi nuk ekziston mbi tokë. “- tha Berisha ndër të tjera në Elbasan.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.