

Publiku elbasanas mirëpriti në Teatrin Skampa “Mes Çarçafëve”, një shfaqje teatrale ngjitur në skenë nga e madhja Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj me regji të Kiço Londos.
Bazuar në veprën Xhordi Mand, skenografia është e vendosur në një klasë të vitit të tretë dhe rrëfen përballjen e një nëne me mësuesen e djalit, që ka krijuar lidhje me të shoqin.
Asnjëra nga aktoret nuk është heroinë, asnjëra nuk është më e mirë se tjetra ama bashkë percjellin në skenë një shfaqje që e mban të pazbehur interesin deri në fund.
Vetë spektatorët u shpreh të mrekulluar nga performanca e dyshes. Regjisori dhe dy aktoret përdorin teknikën e njohur të ekspozicionit për të përcjell emocionet e forta.
Teatri shëtitës “Çajupi do të vazhdojë rrugëtimin me shfaqjen “Mes Çarçafëve” edhe në qytete të tjeta të vendit , por në datat 13-14 do të jetë sërisht në teatrin “Skampa” në Elbasan.