Kronikë

Vila 760 mijë euro në Lalz, Bardhi: Pronari rri ditë-natë me Ramën

20:14 - 13.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vila në Lalz e cila sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi vjen nga radhët e grupit të Berishës, vijon të ngjallë debate brenda selisë blu. I ftuar në Radarin Informativ në Abc, Bardhi hezitoi të thotë emra, por theksoi se sipas tij pronari i vilës rri me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit.




“S’kemi pse etiketojmë çdokënd  si i shitur dhe i blerë. Demokratët ta shohin kush rri me Olsi Ramën. Ju e dini që unë skam bërë kurrë asnjë akuzë që s’e kam provuar. Ky është diskutim që nëse do duhet të bëhet të bëhet në ambientet e partisë demokratike. Kush do të vijë atje dhe ta pranojë. Çoni një kamera atje dhe pyesni banorët se kush banon në këtë vilë. I njëjti që ka këtë vilë rri me Olsi Ramën, nga mëngjesi deri në darkë. Ju mund të vërtetoni se kush është poseduesi i kësaj vile. Kjo s’është çështje emrash. Ka dhe të tjerë po nuk është ky thelbi i diskutimit”.

Ai mohoi edhe akuzat e Rithemelimit se selia e PD ishte në borxhe, duke thënë se i kanë paguar të gjitha. Madje Bardhi theksoi se pa firmën e tij dhe të administratorëve të tjerë të selisë blu, grupi i Berishës nuk mund të paguajë asgjë, as ujë e drita për selinë blu.

“Kam thënë se ata që administrojnë selinë e PD nuk paguajnë dot as ujë e drita dhe as prangat e administratës pa firmën e administruesve. Sekretari i përgjithshëm, kryetari… Nuk janë paguar. Kam paguar rregullisht çdo detyrim financiar që ka pasur PD. Nëse ke pa paguar dritat që nga 2015 sot selia do kishte 4 ose 5 vite pa drite. Janë shashka kush thotë se ne s’i kemi paguar. Ata që e administrojnë sot selinë janë në pamundësi për të paguar administratën”.


Shfaq Komentet (2)

Leave a Reply to K. M. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Sikur vetem ate vile ka idioti Rama, nje e kane ne NY, keshtjellen me dritare nga qielli, ku e perdor per te ritur drogen, ne cdo pike turistike ka vila, ne Rusi po, ka anije moderns me vellane e tij ne e Rusi dhe gjithe Shqiperine e ka kaluar ne pronesine e tij, meqe e ka shallot veten Princ. Hajde idiot mediatik hajde.

    Përgjigju ↓
  2. Te gjeje vrime ku te futet pas verifikimeve te drejtesise, a do mundet dot qe te tallet me njerezit e ndershem dhe te zgjuar.Dardha e ka e bishtin prapa, pore ky ku e ka trurin, ne koke apo ne fund te kembes.

    Përgjigju ↓