LAJMI I FUNDIT

“Zgjohen dhe erren duke na sulmuar ne!”- Berisha: Socialistët janë në alarm të madh

19:42 - 13.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot nga Elbasani për përplasjet me socialistët gjatë ditëve të fundit. Berisha deklaroi se sot ata zgjohen dhe erren duke sulmuar opozitën pasi më herët sipas tij kishin qenë komodë.




“Një alarm i madh ka nisur nga socialistët. Ata zgjohen dhe erren duke sulmuar opozitën. Se ishin mësuar komod. Komoditetin do ua prishim përfundimisht. Ata duhet të mësohen të zbatojnë ligjin. Meritokracia duhet të jetë një nga objektivat madhorë të kësaj partie. Pavarësisht nga gjendja që ndodhet”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se dyer e PD do të hapen për të rinjtë dhe gratë të cilët do të bëhen shumicë në vendimmarrje.

“Ne do hapim fuqishëm me të rinjtë dhe jo vetëm. Me ekselencat shqiptare në emigracion dhe diasporë. Ne kemi detyra. Interesi ynë kombëtar është shkrirja. Sot mungon vullneti. Aty ka vlera të mëdha dhe potenciale të jashtëzakonshme. Ata kërkojnë që të votojnë. Ne duhet të bëjmë gjithçka ë ligji të parashikojë votimin e tyre. Janë të vetmit në botë që nuk votojnë për vendin e tyre. Kosova i lejon votimin dhe i pret votat e tyre. Tentova në vitin 2013 që të votonin. Edi Rama nxori kartonin e kuq. Tani të bëjë ç’të dojë. Ne do bëjmë gjithçka që emigracioni dhe diaspora të votojnë.-

Fitorja e PD kalon para të gjithash nga roli aktiv i grave dhe të rinjve. Arritëm në këtë kuvend për herë të parë që 51% e të zgjedhurve të jenë gra dhe të rinj. Nuk jam i kënaqur. Edhe më shumë duhet të jetë. Kjo është shifra më e madhe që kemi kapur ndonjëherë. Të marrë së bashku grave dhe të rinjve u takon të jenë më shumë dhe do jenë”, tha ai.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to K. M. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shpirt ligesia te con ne krim, krimi te fut ne burg dhe kur mundohesh te kerkosh falje, Zoti te mer frymen, ti je ne agoni dhe lutesh, por kane mbaruar koha jote. Te fala krimineleve qe te futen ne kete valle.

    Përgjigju ↓