DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Meta mban pezull Nanon e Meidanin. Ish-kryeministri: S’kam bërë pakt me kreun e PS

07:00 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

14 maj 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 Te Meidani

Ish-kryeministri një orë me Presidentin

Kriset pakti mes Nanos e Metës

 Takimi kokë më kokë për më shumë se një orë pas kthimit të Presidentit nga Uashingtoni

Meta mban pezull Nanon e Meidanin

Ish-kryeministri: S’kam bërë pakt me kreun e PS

Ilir Meta dhe presidenti Meidani janë mbyllur për rreth një orë në zyrën e këtij të fundit, dje paradite. Në lidhje me këtë takim kokë më kokë thuhet se u diskutuan çështjet që lidhen me zgjedhjet presidenciale, takimi i tij me Nanon në Korfuz apo edhe vizita në Beograd. Pakti Nano-Meta pësoi krisjen e parë, thonë burimet në PS.

 

 

 Takimi mes Metës dhe Meidanit përkoi me sulmin që FRESSH-i ndërmori ndaj kryeministrit Majko për atë që e quajtën politikë të gabuar të kryeministrit në lidhje me punësimin apo edhe “gjuetinë e shtrigave ndaj FRESSH-istëve”. Dje paradite në orën 10.00, ish-kryeministri Meta hyri në  selinë e presidentit Meidani. Nga bashkëpunëtorët e Metës u tha se takimi do të ishte shumë i shkurtër dhe, pas tij, ish-kryeministri do të tregonte për elementet e diskutimit. Por nuk ndodhi kështu, sepse takimi zgjati rreth 1 orë dhe Meta u largua pa thënë asnjë fjalë rreth asaj që diskutoi me presidentin Meidani. Burime pranë tij thonë se Meta e ka përmendur te Meidani çështjen e takimit të tij me kryetarin e PS-së, Fatos Nano, në Korfuz. “Ka qenë i rastësishëm dhe nuk ka asnjë marrëveshje apo pakt në këtë takim”, mësohet të ketë thënë Meta para Meidanit. Këtë gjë ai e tha edhe dy ditë më parë në disa intervista televizive. Përgënjeshtrimi se nuk është realizuar asnjë marrëveshje në atë takim me kryetarin e PS-së, Nano, dhe se ishte tërësisht rastësi kalimi i pushimeve të përbashkëta me ish-kryeministrin, tha se ishte për përmirësimin e marrëdhënieve njerëzore me ish-kryeministrin. Deklarimi i Metës, por edhe takimi me Meidanin dhe diskutimi i këtij fakti përkojnë edhe me një tjetër lëvizje që ka ndodhur disa qindra metra larg Presidencës. Kryeministri Majko dhe Këshilli i Ministrave kanë kthyer në poste drejtuese disa persona që njihen si njerëz të Nanos. Kjo, me sa duket, s’e ka “nervozuar” ndopak ish-kryeministrin, i cili tani mbase është duke i dhënë një sinjal Nanos, se nuk është dakord me emërimet që po bëhen. Pas kthimit nga Korfuzi, asnjë prej dy protagonistëve të takimit nuk preferoi të fliste për atë që ndodhi atje. Nano më pas përmendi disa fakte, por pa mohuar se në takim ishte edhe një nga drejtuesit e lobit grek, Nikolas Geixh. Meta heshti më gjatë në lidhje me këtë takim, por para dy ditësh filloi të fliste. Ndërsa dje e diskutoi edhe me presidentin Meidani. Ky sqarim i kësaj çështje mbase është bërë për të treguar pozicionin e tij në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nëse Meta i jep garanci Meidanit se nuk është bërë asnjë pakt me Nanon, atëherë presidenti akutal rikandidon, duke i prishur kështu skemën kryetarit të PS-së. Thuhet se Nano ka gjetur si rrugë të zgjedhjes së tij moslejimin e kandidaturave të tjera nga PS-ja, votimin brenda partisë pa rivalë dhe më pas presionin me zgjedhje të reja për të marrë votat edhe në Kuvend. Rikandidimi i Meidanit i prish shumë punë, sepse votat e socialistëve ndahen. Pista e dytë ku është fokusuar takimi mes Metës dhe Meidanit, thuhet se është edhe ajo në lidhje me vizitën që ish-kryeministri bëri në Serbi. Metës i është kërkuar që Tirana zyrtare të bindë Prishtinën për të nisur bisedimet me Beogradin. Ish-kryeministri pritet që të vizitojë edhe Prishtinën dhe Malin e Zi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.