Kronikë

Atenatat në Lezhë, qëllohen me breshëri plumbash automatiku dy persona! ML-ja del nga rruga nga të shtënat (EMRAT+VIDEO)

20:20 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Lezhës, ku autorët ende të paidentifikuar kanë bërë një tentativë atentati Blerim Preçit dhe Klisman Preçit nga Miloti. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë rreth orës 20:05.




Sipas të dhënave, Blerim Preçi, ka jetuar jashtë vendit dhe sapo ishte kthyer nga Belgjika. E shkuara e tij, është një nga pistat kryesore të hetimit.

BLERIM PREÇI

Burimet e Gazetës Shqiptare kanë konfirmuar se personave të cilët iu krye tentativa për atentat ishin duke udhëtuar me mjetin tip ‘Foristradë’, ku një mjet i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri plumbash automatiku drejt tyre.

Mjeti pas të shtënave ka dalë nga rruga ndërsa mësohet se nuk ka patur viktima apo të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

VIJON…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.