BLUETOOTH

Bëri foto dhe e përqafoi, fansi humb ndjenjat në krahët e Unikkatilit

17:50 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Reperi i njohur shqiptar Unikkatil, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj, ka shumë fansa të cilët e ndjekin kudo në koncertet që ai po zhvillon.

Ashtu si çdo personazh i njohur, edhe Unikkatili duket se ka fansat e tij “të çmendur” që e mbështesin, megjithatë një moment i pazakontë i reperit me një nga ata po bëhet viral në rrjet.




Në video duket një fans i Unikkatil, i cili duket se po e takon reperin për herë të parë dhe nga emocionet bie pa ndjenja.

Ai fillimisht afrohet te reperi, bëjnë një foto së bashku dhe pasi Unikatili e përqafon dhe i thotë “ta ha zemrën” fansit i bie të fikët.

Unnikatili ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi me publikimin e këngës së re me titull “Po eci”, që shënon rikthimin e tij në muzikë pas dy vitesh.

Menjëherë pas publikimit të këngës, në rrjetet sociale ka nisur të komentohet nëse reperi i ka bërë ‘diss’ Fero dhe Duda, të dy me prejardhje nga Gjilani.

Këta dy të fundit në intervistat e tyre dhe në rrjete sociale e kanë quajtur Unikkatilin “picamen”, duke aluduar se reperi në fjalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punonjës në piceri. Unikkatil i është përgjigjur këtyre deklaratave përmes këngës së fundit, ku thotë:

“Mu picamen? S’je n’veti jo. Qato nuk kom folë se shihet me kohë. Vlej do milion p***, ti as ni trohë. Çka merr n’koncert ti unë lypasv’ i dho”. 

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Fero i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale. Teksa ka shpërndarë këngën e rivalit në Instastory ai sërish e quajti ‘picamen’ duke bërë ironi me klikimet.(panoramaplus)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.