LAJMI I FUNDIT

Horror në Greqi/ Djali vret nënën me thikë dhe i vë flakën banesës, fqinjët: Dëgjuam se po ziheshin, ajo kërkoi ndihmë, por…

16:22 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

GREQI- Një krim në familje  ka ndodhur në Greqi, ku një 78-vjeçare është masakruar për vdekje nga i biri, i cili më pas i ka vënë edhe flakën banesës.




Mediat greke raportojnë se gruaja u gjet e vdekur ndërsa ishte goditur dy herë me thikë në gjoks, por nuk dihen detaje mbi shkakun që çuan të birin drejt këtij krimi.

I dyshuari kryesor për vrasjen është djali 48-vjeçar, i cili u arrestua, pasi u nxor fillimisht nga zjarrfikësit nga banesa e tij që po shkrumbohej rreth orës 4 të mëngjesit.

Dëshmitë e të afërmve dhe miqve të 78-vjeçares dhe fqinjëve të saj pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Sipas informacioneve, disa nga banorët e shtëpive fqinje kanë dëshmuar se në orët e para të mëngjesit kanë dëgjuar zëra dhe zënka dhe më pas gruaja ka bërë thirrje për ndihmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.