AKTUALITET

Iu rrëzua kamioni në një pikë inertesh në Ballsh, vdekja e 59-vjeçarit, bashkëshortja: Kanë manipuluar provat, mjeti kishte defekt

10:01 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksidenti në Mollaj të Mallakastrës që i ka marrë jetën 59-vjeçarit Ferdi Metushi në prill të këtij viti ka sjellë reagimin e familjarëve të viktimës që në mëngjesin e sotëm kanë kërkuar drejtësi për zbardhjen e kësaj ngjarje.




Ndalime Metushi nga Boçova, bashkëshortja e viktimës së aksidentit të ndodhur në Mollas ka qenë sot para prokurorisë dhe në deklaratën e saj i është drejtuar organeve të drejtësisë për të zbardhur ngjarjen pasi sipas saj vdekja e bashkëshortit të saj hedh dyshime për manipulim të provave dhe fakteve për të mbuluar ngjarjen.

Ndalime Metushi është shprehur se automjeti me të cilën u aksidentua bashkëshorti i saj natën e 19 prillit ka qenë me defekt. Automjeti nuk ka pasur levën e marshit dhe me pas është vendosur pas aksidentit. Përveç kësaj kompania ku punonte bashkëshorti i Ndalime Metushit punonte në shfrytëzimin e inerteve në lumin Vjosë që është e ndaluar dhe për më tepër nga kompania është bërë sigurimi i tij pas vdekjes. Bashkëshortja e te ndjerit është shprehur se disponon dhe video që provon me fakte gjendjen teknike të mjetit që ishte me defekt. Ajo është shprehur se përveç vdekjes se bashkëshortit të saj nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga kompania ku punonte për me shumë se një vit. Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë te vënë në vend dinjitetin dhe djersën e bashkëshortit të saj të ndjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.