Kosova

Kosova përmendet 3 herë në deklaratën e G7, ministrat se përfillin “Ballkanin e Hapur”

22:29 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Sot në Gjermani u mblodhën ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.



Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga G7, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo që ra në sy në këtë deklaratë ishte edhe përmendja e Kosovës për tre herë kur flitet për Ballkanin Perëndimor dhe shpërfillja e idesë së Ballkanit të Hapur, që shtyhet kryesisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Në fokus të deklaratës, ka qenë thirrja drejtuar Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut konstruktiv, që lehtësohet nga BE-ja.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, G7 ka lavdëruar Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për sinkronizimin e plotë me politikat e jashtme të BE-së, në vendosjen dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kërkojmë nga Serbia që ta bëjë të njëjtën”, thuhet në deklaratë. /GazetaExpress/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.