Kryesore

“Ku do shkojmë drejt Beogradit apo Stambollit?”- Berisha krahason qeverinë me Enver Hoxhën: Rrëzimi i rezolutës, turp

18:50 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fushata elektorale në Fier për kreun e PD-së, ish kryeministri Sali Berisha është ndalur te rrëzimi i rezolutës nga Parlamenti shqiptar për masakrën e  Srebenicës.




Përtej gjenocidit në Srebenicë, Berisha e krahason qeverinë Rama me ish diktatorin Enver Hoxha.
Sipas Berishës taktika e shfrytëzimit të varfërisë është një taktikë e përdorur nga ish diktatori komunist duke e paralelizuar me krizën ekonomike të vendit.

Berisha tha se vendimi i parlamentit është një turp që bie mbi të gjithë shqiptarët.

“Çdo njeri i qytetëruar ka interesat e tij, por për çdo njeri interesi primar është interesi kombëtar. Sado folklorik të duket është interesi i të gjitha interesave. Nëse nuk qëndrojmë të mbrojmë atë interes ne shkojmë drejt shpërbërjes. Ne kemi qenë jemi dhe do të jemi të rrethuar me albanofobi. Por problemi është se kjo albanofobi bëhet e efektshme kur ka një përputhje me qëllimet tona. Mund t’ju jap 100 shembuj por po ndalem në dy.

Kryeministri shqiptar deklaroi tre ditë më parë në Bruksel se do presim deri në qershor dhe nëse nuk na i hapin negociatat ne do të rikonsiderojmë drejtimin e vendit. Në vitet 90 Ramiz Alia na thoshte se nuk jemi as Lindje as Perëndim. Enver Hoxha na çonte ku donte vetë.

Tani na del Edi Rama. Ku do shkosh mor zotëri që paskësh nevojë të rishohësh orientimin tonë, drejt Beogradit apo drejt Stambollit.

Jo mor zotëri e yll polar do të kemi Bashkimin Evropian. Shikoni në ç’kërcënim është interesi ynë kombëtar. Po ndalem te shembulli tjetër, në mënyrë të paimagjinueshme deputetët e PS-së votojnë kundër dënimit të gjenocidit në Bosnje. Ai turp na ka ranë dhe ne të gjithëve, nga unë te ju e të gjithë ne.

Ata e votuan por turpi u mbetet të gjithë shqiptarëve”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.