LAJMI I FUNDIT

Mblidhet NATO në Berlin, Ministrja e Jashtme takon homologun ukrainas: Do bëjmë gjithçka që lufta të përfundojë

19:04 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e NATO-s në Berlin. Në qendër të këtij diskutimi të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, pritet të jetë mbi situatën aktuale si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndikimet e këtij agresioni mbi sigurinë e vendeve të NATO-s. Ministrat e Jashtëm të NATO-s po ashtu do të diskutojnë dhe mbi mbështetjen e Aleancës dhe të  vendeve aleate për Ukrainën si dhe pritet të trajtojnë me homologët e tyre nga Finlanda dhe Suedia tematikën e anëtarësimit të  mundshëm të  këtyre dy vendeve në  NATO.




Olta Xhaçka takon homologun ukrainas, Dmytro Kuleba dhe e siguron se angazhimi është i palëkundur për ndihmën e Shqipërisë në Ukrainë.

“Diskutim i sinqertë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meriton një perspektivë të qartë Evropiane. E sigurova pnato

ër angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën. Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës”, tha Xhaçka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.