BLUETOOTH

Nga ‘Zogu më i mirë prej krejtve’ me Cozman deri te Rozana Radi me Mc Kreshën! VIP-at shqiptarë në retrospektivë, ja si dukeshin dikur

10:00 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të rinj dhe shumë të dashuruar, emrat e artistëve si Ledri Vula, Rigels Rajku (Noizy), Rozana Radi, Ermal Mamaqi, Amarda Toska apo edhe Xhensila Myrtezaj kanë ditur sesi të kryesonin mediat ndër vite.
Duke u rikthyer pas në kohë, shohim famozët tanë të rinj, disa prej tyre edhe imcakë.
Por edhe pse shumë të përfolur artisët tanë mundën të shijonin romancë edhe pse, gjithnjë në sytë kureshtarë të publikut.
Dyshet në romancë kanë qenë gjithnjë një ndër ‘dobësitë’ e audiencës, ku çdo veprim i tyre shihej ‘me lupë’.




Rozana Radi dhe Mc Kresha:
Një dyshe e cila nuk arriti t’i rezistonte kohës por që mbetej një ndër më të diskutuarat është padyshim, këngëtarja Rozana Radi dhe reperi Mc Kresha.
Në foto shihen mjaft të rinj, duke qëndruar krah njëri-tjetrit, por ajo çka dominon në fotografinë e gjetur nga Gazeta Shqiptare është edhe stili i veçantë i reperit, dikur jo me kaçurrelat e tij të gjata.

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula:
Kur flasim për çiftet në estradën shqiptare, na shkon direkt mendja te dyshja që ka pasur një kimi e cila të jepte imazhin se nuk do ‘shuhej’ kurrë. Është fjala pikërisht për Ledri Vulën dhe ikonën e muzikës shqiptare, Dafina Zeqirit. Një dyshe e cila përmes dueteve, u dha publikut të gjerë, copëza nga romanca e tyre, mund të thuhet se marrëdhënia e tyre ishte një ndër më të diskutuarat.
Tashmë Ledri Vulaj është prind i një vajze me Sara Hoxhën nga ku pritet edhe një martesë ndërsa Dafina Zeqiri është në një lidhje me DJ Geek.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi:
Moderatorë, biznesmenë, prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm e së fundmi, mentor, dyshja Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska mund të thuhet pa frikë se kanë shkruar histori.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha:
Ikona e muzikës moderne shqiptare, Nora Istrefi ka qenë gjithnjë në vëmendjen e ediave rozë jo vetëm për hitet muzikore dhe sharmin e saj por edhe për marrëdhnënien e bujshme me Robert Berishës.
Edhe pse dikur e kurorëzuar, dyshja nuk arriti të kishte jetëgjatësi në martesën e tyre, por se gjithsesi ende gëzojnë raporte mjaft të mira mes njëri-tjetrit.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku:
Mund të dukej si çudi po edhe pse me një natyrë karagjoze, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku i ‘vodhi; zemrën të ëmblës, Xhensila Myrtezaj. Me një dashuri e cila lindi që në rini të dy artistëve, marrëdhënia e tyre, u kurorëzua me një martesë, fryt i së cilës ishte Ajka, vajza e tyre e vogël.

Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj:
Dy artistë mjaft të njohur të stradës shqioptare që u përfolën për një lidhje mjaft t ëzjarrtë ishte padyshimAfërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi.
Mjaft të preferuar nga publiku i gjerë, dukej se romanca mes çiftit edhe pse nuk rezistoi gjatë, nxiti një ‘përqafim’ nga publiku i gjerë.

Altuna Sejdiu dhe Cozman:
Saherë përmendet këngëtarja e njohur nga Kosova, Altuna Sejdiu e njohur më së shumti si TUNA, na vjen në mendje kënga në bashkëpunim me reperin Cozman, ‘Fenix’. Një këngë e cila ‘rrëmbeu’ një vëmendje të jashtëzakonshme në publikun shqiptar. Një këngë e cila ‘guxoi’ shumë njëkohësisht mundi të përcjellë dashurinë e dy artistëve, raporti i të cilëve dukej i pathyeshëm.
Tashmë Tuna është e ëma e dy djemëve dhe e divorcuar nga vëllai i Robert Berishës, Patrik Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.