Kronikë

Rikthehet sërish skandali me pulat e ngordhura! Dalin në bregun e detit të Shëngjinit, autoritetet nuk po gjejnë shkakun(VIDEO)

15:49 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një skandal i përsëritur është konstatuar ditën e sotme në zonën e ‘Ranës së hedhur’ në Shëngjin.




Në bregun e detit kanë dalë sërish pula të ngordhura. Pulat janë konstatuar nga një thes i cili ka dalë në sipërfaqen e rërës. Pulat e ngordhura dolën në breg të detit në këtë zonë edhe pak javë më parë ku u konfirmua se u hoqën nga autoritetet.

Pavarësisht veprimeve që janë kryer ne rastin e parë, autoritetet nuk kanë arritur të zbulojnë prejardhjen e këtyre shpendëve të cilat janë nxjerrë në breg nga dallgët e detit.

Diçka e tillë ndodhi në kohen kur u shfaq gripi i shpendëve në vendin tonë, ku ngordhën mijëra pula kryesisht në zonën e Durrësit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.