LAJMI I FUNDIT

“Shqiptarëve u jepet luga bosh”-Kryemadhi akuza Krifcës: Shpërdoruan fondet e BE-së për klientët e inceneratorëve

19:45 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka sulmuar përmes një postimi në Facebook qeverinë në lidhje me menaxhimin e fondeve të AZHBR-së.




Kryemadhi shkruan se ministria e Bujqësisë ka shpërdoruar fondet e BE-së, duke ia dhënë përmes AZHBR-së projekteve klienteliste.

Në mbështetje të kësaj akuze, Kryemadhi ka publikuar një foto nga sera pranë inceneratorit në Tiranës.

“Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë”, shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR.

I tillë është edhe kjo serë pranë inceneratorit të Tiranës. Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i pa promovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë.

Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.