Kronikë

Skandali te ‘Rana e Hedhun’, zbulohen thasë me 12 pula të ngordhura! Ndotje dhe aromë e rëndë në breg, asnjë verifikim nga autoritetet(VIDEO)

17:44 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Një skandal i përsëritur është konstatuar ditën e sotme në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin.



Në bregun e detit kanë dalë përsëri pula të ngordhura. Pulat janë konstatuar nga një thes i cili ka dalë në sipërfaqen e rërës. Thasët dolën në breg të detit në këtë zonë edhe pak javë më parë ku u konfirmua se u hoqën nga autoritetet.

Gazeta shqiptare mëson se janë gjetur rreth 12 pula të ngordhura, aroma e së cilave ka shqetësuar pushuesit që kanë frekuentuar plazhin.

Deri tani asnjë institucion nuk është paraqitur në terren për të verifikuar rastin.

Pavarësisht veprimeve që janë kryer ne rastin e parë, autoritetet nuk kanë arritur të zbulojnë prejardhjen e këtyre shpendëve të cilat janë nxjerrë në breg nga dallgët e detit.

Diçka e tillë ndodhi në kohen kur u shfaq gripi i shpendëve në vendin tonë, ku ngordhën mijëra pula kryesisht në zonën e Durrësit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.