LAJMI I FUNDIT

“Taktikë e Enver Hoxhës”-Berisha flet për ekonominë e vendit : Nga 2007 deri në 2014 shqiptarët u kthyen në vendlindje!

19:12 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha nga takimi me demokratët e Fierit, deklaroi se çmimi i ushqimeve në vendin tonë është rritur me mbi 100% që prej vitit 2014.




Sipas Berishës, shqiptarët shpenzojnë mbi 50% të të ardhurave mujore vetëm në ushqime.

“Nga viti 2007 deri në 2014, kemi pasur rritje të popullsisë në Shqipëri. Kjo sepse rritëm rrogat. Probleme kishte, por zbatimi i ligjit, përsëri jeta mund të përballohej. Kurse ky shkatërron ndërtesa, objekte e çdo gjë përveç kullave të cilat nuk përbejnë një zhvillim të shëndetshëm ekonomik. Bazohen në para që nuk u dihet origjina. Rrisin çmimet dhe krijojnë monopole. Sa më shumë ndërtohet, aq më të larta bëhen çmimet. Nuk ndodh askund përveçse këtu. U ndala tek këto sepse është një thirrje e brendshme që të duam më shumë këtë vend. Të mbrojmë interesin tonë kombëtar për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, por këto po grabiten dhe po plaçkiten” – tha Berisha.

Sipas Berishës, Rama bënte ndiqte të njëjtën taktikë si Enver Hoxha duke i lënë qytetarët të varfër.

“Dhe duhet të marrim misionin e shpëtimit të Shqipërisë, të rikthimit të shpresës dhe besimit se Shqipëria bëhet. A ka një paralelizëm se çfarë bën kjo qeveri me atë që bënte Enver Hoxha. Ky i fundit, përdori varfërinë për t’u ulur kokën njerëzve. Është e njohur. Psikologët e kanë të studiuar këtë. Njerëzit që mendojnë për kafshatën e tyre, nuk mendojnë për probleme politike dhe sociale. Enver Hoxha e dinte këtë. Ata indoktrinohen edhe më lehtë. E dimë më mirë se gjithë Europa. Nuk kemi harruar fshatarët që mbronin kultin e Satanit që i kishte shndërruar në kockë e lëkurë. Po ky çfarë bën? 9 vite, sot ata që marrin rrogë të mesme dhe të ulët, ata sot marrin 50% më pak se sa merrnin në 2013. Sepse ushqimet janë rritur mbi 100% nga viti 2014 deri më sot” – tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.