Kronikë

U kërkonte 200 mijë lekë familjarëve me pretekstin për të ndikuar në një proces gjyqësor! Vihet në pranga 44-vjeçari në Sarandë (EMRI)

16:10 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një  44-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi tentoi të mashtronte dy qytetarë për t’i marrë një shumë prej 200 mijë lekësh të rinj. Sipas policisë, në pranga është vendosur Englentin Çuni.




NJOFITMI I POLICISË:

Uniformat blu bëjnë me dije se ai është arrestuar në flagrancë teksa do u merrte paratë familjarëve të dy persona të cilët janë arrestuar më parë nga policia.

Më konkretisht, 44-vjeçari kishte mashtruar familjarët e shtetasve K.R. dhe E.R. me pretendimin se ka ndikuar në një vendim të Prokurorisë së Sarandës për të proceduar në gjendje të lirë shtetasit e sipërpërmendur.

Shterasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç, më datë 08.05.2022, në Delvinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 2 punonjësve të ujësjellësit dhe më pas u kanë dëmtuar edhe automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përfitimi”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari që kërkonte të përfitonte një shumë parash duke mashtruar shtetas të tjerë. Sekuestrohet shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në kuadër të hetimit të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe pas kallëzimit të një qytetari se një shtetas kërkonte t’u merrte, me anë të mashtrimit, një shumë parash disa të tjerëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– E. Ç., 44 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili u kap në momentin që do merrte shumën e lekëve nga personat që kishte mashtruar.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi E. Ç., kërkonte të përfitonte me anë të mashtrimit, shumën prej 200.000 lekësh të rinj, nga familjarët e shtetasve K. R. dhe E. (A.) R., me pretendimin se 44-vjeçari kishte ndikuar në vendimin e dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për t’i proceduar në gjendje të lirë shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç

Shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç, më datë 08.05.2022, në Delvinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 2 punonjësve të ujësjellësit dhe më pas u kanë dëmtuar edhe automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim.

Si rezultat i këtij operacioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.