BOTA

Zhduket admirali i flotës ruse, dyshohet se ishte në bordin e luftanijes Moskva! Kremlini jep justifikimin qesharak

20:15 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Misteri po rritet mbi fatin e shefit të Flotës së Zezë të Vladimir Putin, admiralit Igor Osipov, i cili ‘nuk është parë i gjallë’ që nga fundosja e anijes luftarake Moskva rreth një muaj më parë.




Daily Mail shkruan se ka dyshime se komandanti ishte në bordin e anijes kur ajo u godit nga raketat ukrainase Neptun.

Fillimisht Ukraina pretendoi se admirali u arrestua nga zemërimi i Putin për fundosjen e kryqëzorit.

Kjo nuk u konfirmua kurrë nga zyrtarët rusë, të cilët këtë javë këmbëngulën se admirali ishte në ‘postimin e tij luftarak’, por ‘jo në humor’ për t’u përballur me publikun.

Guvernatori i Sevastopolit Mikhail Razvozhaev tha: “Komandanti ynë i Flotës së Detit të Zi, admirali Igor Vladimirovich Osipov, është tani në postin e tij luftarak.

Sigurisht që ai nuk është në humor për rrjetet sociale dhe urime, por jam i sigurt se ai dhe njerëzit tanë të Detit të Zi e ndjejnë mbështetjen tonë.”

Osipov, 49 vjeç, mungonte në paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të hënën, në të cilën duhet të ishte pjesëmarrës si drejtues i lartë ushtarak.

Ai gjithashtu nuk u pa askund në ngjarjet e lidhura me Ditën e Flotës së Detit të Zi këtë javë.

Pavarësisht kësaj, disa burime thonë se Osipov nuk është parë në publik që kur anija e Flotës së Detit të Zi u fundos më 14 prill.

“Flota e Detit të Zi po diskuton nëse Osipov ka qenë në bordin e kryqëzorit Moskva në kohën e sulmit,” tha një burim afër Kievit, duke pretenduar se kishte informacione të brendshme nga marina ruse.

Emri i Osipov është shfaqur sikur ai ka nënshkruar dokumente kohët e fundit – por duket se ai kurrë nuk është parë personalisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.