BOTA

Gallatë në Eurovizion/ Ukraina kalon nga vendi i shtatë, në të parin me televotimin e publikut

01:01 - 15.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Votimi në Eurovizion gjithmonë është komsideruar si një shfaqje e simpative apo e urrejtjes mes popujve që kanë lidhje apo ndahen ekonomikisht apo politikisht mes njëri-tjetrit. Pikërisht për këtë, ndodh që vlerësimi i jurive ka një mospërputhje qesharake me atë të televotimit nga publiku.




Rasti ekzemplar ka qenë ai i Serbisë në finalen e sotme. Kënga e të cilës ishte renditur në vendin e 13 nga juritë e vendeve finaliste, por nga televotimi i publikut kaloi direkt në vendin e parë. Ky kapërcim i paimagjinueshëm edhe nga vetë artistët serbë shkaktoi të qeshura edhe në sallë. Por shpresat për fitoren serbët i gëzuan vetëm pak minuta.

I njëjti fenomen ndodhi disa momente më pas me Ukrainën, që mori mbi 400 pikë nga publiku. Nga vendi i 7, Orkestra Kalush kaloi menjëherë në vendin e parë, duke ia marrë kurorën Serbisë me një kapërcim po aq të fuqishëm.

Me siguri,  lufta me Rusinë  ka ndikuar në votim. Konfirmohet edhe një herë se Eurovizion është shndërruar në një arenë tjetër beteje për të ndëshkuar me votë kundërshtarin, apo për të vlerësuar aleatët gjeopolitikë. Votimi për vlerat muzikore të këngëve, nuk kanë të bëjnë fare në këto raste.

Si përfundim, fitoren e mori Ukraina, që pak minuta para shpalljes së rezultatit, ishte renditur në vendin e 7.

 

Kënga e Ukrainës nga Orkestra Kalush

Grupi është relativisht i ri, por stili dhe kënga e tij shpejt u bënë ikonë në Ukrianë. Orkestra Kalush është bërë një pjesë e njohur e konkursit të këtij viti, kryesisht falë veshjeve të veçanta të anëtarëve të saj, lëvizjeve të kërcimit dhe aftësive të instrumenteve frymore.

Kënga e saj, “Stefania”, ndërthur vargje të repuara dhe një refren popullor. Psiuk e ka shkruar për nënën e tij para luftës, por që atëherë ka marrë një kuptim të ri, më patriotik.

“Shumë njerëz filluan ta perceptojnë atë sikur Ukraina është nëna ime,” shpjegon ai. “Dhe në këtë mënyrë kënga ka qenë shumë e afërt me popullin ukrainas.”

Psiuk shpjegon se stili unik i grupit është i pranishëm jo vetëm në muzikën e tij, por “në imazhet tona, në koncept, në çdo gjë që bëjmë”.

Banda prej gjashtë personash përzien veshjet moderne të rrugës me veshjet tradicionale, nga jelekët e qëndisur deri te kapela rozë e firmës së Psiuk, dhe përfshin instrumente frymore ukrainase si sopilka dhe telenka.

Ndërsa grupi është bashkë nga viti i kaluar, ai i ka rrënjët në një grup rap me tre persona të quajtur Kalush, të cilin Psiuk ndihmoi në themelimin në vitin 2019. Është emëruar sipas vendlindjes së tij në rajonin perëndimor të Ivano-Frankivsk.

Familja e Psiuk është ende atje. Në pak çaste të lira mes provave dhe intervistave, ata i tregojnë për raketat që fluturojnë sipër.

“Është si një llotari”, tha ai. “Nuk e dini kurrë se ku godet, kështu që … ne jemi shumë të shqetësuar.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.