DOSSIER

“Amerika duhet të na njohë”/ Gazetari sjell artikullin e Associated Press, Ahmet Zogu: Jemi raca më homogjene në Ballkan, dëshirojmë…

08:24 - 17.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Ilir Ikonomi ka sjellë në vëmendje përmes një postimi në Facebook një artikull të pretigjozes “Associated Press”, në kohën kur Shqipëria udhëhiqej nga Ahmet Zogu.




Gazetari ndau me ndjekësit e tij fjalimin e Ahmet Zogut, në moshën 27-vjeçare, kur sapo ishte bërë kryeministër i Shqipërisë, ku kërkonte njohjen e Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

DEKLARATA E KOLONELIT 27-VJEÇAR

“Shqipëria dëshiron njohjen nga Amerika”

Në një gazetë amerikane të 17 qershorit 1922 gjejmë një punë të Ahmetit të ministrit të Brendshëm Zogu për agjencinë e lajmeve Associated Press. Në atë kohë Zogu ishte vetëm 27 vjeç dhe shihej si përkrahës i zellshëm i njohjes së Shqipërisë nga Amerika.

“Nëse Amerika na njeh dhe një përfaqësues diplomatik në Shqipëri, kjo do të jetë shtytja më e madhe që mund t’i jepet Shqipërisë. Ne jemi një racë e lashtë dhe krenare. Ne kemi tradita qysh para epokës së Krishterimit. Kemi vuajtur nën thundrën e tiranit. Kemi qenë shtypur si nga popuj aziatikë ashtu edhe nga evropianë. Kemi ëndërruar nga shekujsh për lirinë. Ne jemi raca më homogjene në Ballkan dhe e dëshirojmë me pasion për të gjetur vetë fatin tonë. Amerika, faqet e historisë të cilësojnë shkëlqejnë nga bëmat e lavdishme për çështjen e lirisë njerëzore, duhet ta njohin Shqipërinë, sepse ky vend që ka vuajtur me shekuj në skllavërinë dhe tani, i rilindur si komb, dëshiron të ruajë lirinë që i është mohuar aq gjatë”, deklaroi Zogu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.